Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të martën pasdite, do të dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme.
Sipas selisë blu, Basha pritet të dalë rreth orës 19:00.
Partia Demokratike nuk ka dhënë detaje të tjera shtesë.
Gjatë një takimi me gazetarët, Basha shpjegoi ditën e sotme draftin për vettingun në politikë.
Kreu i PD-së, tha se jemi në kushtet e një grushti shteti. Sipas tij, Rama kontrollon gjykatat, Prokurorinë, ndërsa Policia struket para krimit.
Më tej, ai u ndal edhe tek lidhjet e deputetit Ergys Çyrbja me Emiljano Shullazin.
Ndërsa, akuzoi ministrat Xhafaj, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dhe deputetët të tjerë socialiste për lidhje me krimin.