Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me mijëra të punësuar në shtet, shifra më e lartë e 10 viteve të fundit

2018/09/12 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Me mijëra të punësuar në shtet, shifra më e lartë e 10 viteve të fundit

Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dyte të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT që i referohen listpagesave të tatimeve, punësimi në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2005, ku sektori publik numëronte mbi 175 mijë të punësuar.

Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990.

Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 ulën me tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.

Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.

Por tre vite vitet e fundit punësimi në sektorin publik është në rritje të shpejtë edhe pse Kryeministri Rama ka ndërmarrë një reformë ristrukturimi me qëllim shkurtime të mëtejshëm në mandatin e dytë të qeverisjes.

Në kuadër të kësaj reforme, numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe eficiente. Por teksa numri i ministrive dhe agjencive në varësi të tyre është në ulje, nga ana tjetër punonjësit në administratën publike janë në rritje të shpejtë.

Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.

Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015, teksa shihet se shtesa më e madhe ka ndodhur në vitin 2016 me rreth 9655 persona më shumë se në vitin 2015, teksa në vitin 2017 u shtuan 4300 persona ose 2.8 për qind.

Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional, por shifrat zyrtare që i takojnë tremujorit të dytë të vitit tregojnë për një rritje të mëtejshme të punësimit në sektorin shtetëror./Monitor


Etiketa: instatshifrashtette punesuar


Ju sugjerojmë

Një pjesë e Tiranës pa ujë, banorët paralajmërojnë protestë
Aktualitet

Kufizime në furnizimin me ujë, UKT njoftim për qytetarët e Tiranës

21 Gusht, 2025 4:54 pm
Thirrja e Ramës nga Berlini: Nëse do të ndihesh si Perëndi, eja në Shqipëri!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama: Faza e parë e një ndryshimi të madh!

21 Gusht, 2025 4:22 pm
Shqipëria përfituesja kryesore në rajon me 3 projekte energjetike
Aktualitet

Shqipëria përfituesja kryesore në rajon me 3 projekte energjetike

21 Gusht, 2025 3:57 pm
Gonxhja tregon njohjen me Ramën: Ishte frymëzues i klasës
Aktualitet

“0 tolerancë”/ Gonxhja: Mbi 1,300 punonjës u siguruan brenda këtij viti

21 Gusht, 2025 3:40 pm
Sezoni turistik, Rama ndan përvojën e pushuesve të huaj në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Sezoni turistik, Rama ndan përvojën e pushuesve të huaj në Rivierën Shqiptare

21 Gusht, 2025 3:20 pm
Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente
Aktualitet

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente

21 Gusht, 2025 2:35 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

21 Gusht, 2025 2:18 pm
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…

21 Gusht, 2025 2:04 pm
Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë
Aktualitet

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

21 Gusht, 2025 1:30 pm
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB
Aktualitet

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB

21 Gusht, 2025 1:18 pm
Para
Foto/ Çmendet Zhade e ‘Klon’, i heq të gjitha

Foto/ Çmendet Zhade e ‘Klon’, i heq të gjitha

Qeveria terhiqet nga "Fusha",jo nga shembja e Teatrit. Deklarata e Shalsit

Marrin fund dyshimet për shtatzëninë e Marina Farës, ja fotoja

Marrin fund dyshimet për shtatzëninë e Marina Farës, ja fotoja
















TE FUNDIT

Papa Leoni XIV do të kryejë në Liban udhëtimin e parë ndërkombëtar

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
21 Gusht, 2025

Papa Leoni XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, duke shënuar udhëtimin e tij të...

Lexo më shumë

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
21 Gusht, 2025

Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, e ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për...

Lexo më shumë

Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”

Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”
21 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për moslejimin e Ukrainës të “luftojë” kundër Rusisë....

Lexo më shumë

Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë

Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë
21 Gusht, 2025

Ndërsa përpjekjet diplomatike për të ndalur luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë shtuar kohëve të fundit, Kievi dhe aleatët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com