Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po fsheh Policia dhe Ministri një ngjarje të rëndë? Deputeti i PD: U qëllua me Bereta jo me pistoletë lodër

2018/09/08 at 5:20 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
A po fsheh Policia dhe Ministri një ngjarje të rëndë? Deputeti i PD: U qëllua me Bereta jo me pistoletë lodër

Të shtëna me arme tek zona turistike Rana e Hedhun, Shengjin Lezhe kane ndodhur dy dite me pare, por ngjarja eshte raportuar vetem sot. Ka qene pikerisht deputeti i PD, Ervin Saliajni i cili akuzoi policine se me urdher nga Ministria e Brendshme jane liruar personat e perfshire ne ngjarje. Policia i pohoi akuzat duket thene se eshte qelluar me pistoelte loder. Sakaq, reagpo serish Ervin Salianji i cili thote se “sot Ministria e Brendshme e detyruar e konfirmoi ngjarjen e rende kriminale. Do te kishte vend ta mbeshtesnim kete konfirmim nese nuk do te ishte nje skeme per shtremberim te vertetes dhe per mbulim me propogande te ngjarjeve te tmerrshme kriminale.

1. Ne foton qe disponojme nga policia e shtetit pistoleta nuk eshte Ecol sic thote Ministria e Brendshme por eshte Bereta

2. Ne foto duket lehtesisht kariaktori nga ku eshte gjuajtur me fisheke dhe per te cilin qytetaret kane denoncuar

3. Tek raporti i sherbimit te patrulles eshte shenuar qe eshte pistolete tip berreta jo siç deklaron sot MB per pistolete loder.

4. konstatimin e ben patrulla jo shefi i komisariatit.

5. Ne makine ka qene ne timon f.f. Pa patente sepse ishte nen moshe.

Pas ketij reagimi të MB qe manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policise të kryeje detyren ligjore e te thellohet dhe të vere para pergjegjesise penale edhe Ministrin vete apo kedo qe genjen per fakte lehtesisht te verifikueshme.

Edhe ne kete rast njesoj siç varrosën dhe manipuluan për vëllain, njesoj sic tentuan te manipulojne ngjarjet e Shkodres bënë edhe sot per ngjarjet kriminale te Lezhes

Pêr interes te publikut dhe per te mbrojtur punonjesit e policise qe kane zgjedhur anen e ligjit dhe jo te krimit policia e shtetit duhet te thellohet ne hetime dhe te ndeshkoje cilindo qe liron bandat e armatosura, qofte ky edhe Ministri pa Veting Fatmir Xhafaj.

Deklarata e meparshme e Ministrise se Brendshme per ngjarjen tek Rana e Hedhun:

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike për lirimin e banditëve në Lezhë.


Policia thotë se personat për të cilat bën fjalë ngjarja nuk kanë pasur pistoletë, por armë simuluese zhurmuese.

“Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun – Shëngjin, po qëllohej me armë.

Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin ‘Ekol Special 99’, me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese.

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e rendit publik”, parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg.

2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre.

Veprimet hetimore kanë përfunduar në mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Por pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme. Ministria përgënjeshtron të ketë telefonuar apo dhënë udhëzime në Drejtoritë Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve.

“Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën. Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t’ja dalin”, thuhet në deklaratë.



Ju sugjerojmë

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

20 Qershor, 2025 10:36 am
Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

20 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Pamela Anderson braktis kampionin e Kupës së Botës, shkaku është befasues

Pamela Anderson braktis kampionin e Kupës së Botës, shkaku është befasues

Video/ “Shqiponja e Granitit në botëror nuk është urrejtje”, flet babai i futbollistit

Kërkoi falje për shqiponjën, Zvicra e bën kapiten Xhakën

Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës?

Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës?
















TE FUNDIT

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel në kuadër të Samitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajmin Spiropali e...

Lexo më shumë

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
20 Qershor, 2025

33 masa sigurie janë lëshuar në Tiranë si pjesë e operacionit “Blloku 33” kundër shitjes së drogave të forta në...

Lexo më shumë

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
20 Qershor, 2025

Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës...

Lexo më shumë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
20 Qershor, 2025

Finalizohet pas disa muajsh hetime, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com