Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zidane, Pochettino apo Conte me shokë, ja kush pritet ta zëvendësojë Mourinho-n

2018/08/28 at 9:52 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zidane, Pochettino apo Conte me shokë, ja kush pritet ta zëvendësojë Mourinho-n

Me trajnerin portugez nën presion në Old Trafford pas humbjes poshtëruese 3-0 dje në shtëpi ndaj Tottenham, faqja e njohur sportive “Goal.com” ka bërë një shkrim ku sheh zëvendësuesit e mundshëm të Jose Mourinho-s tek Manchester United.


Emrat janë të njohur duke filluar nga Zinedine Zidane e deri tek Ryan Giggs. Ja kush janë kandidatët potencial për tu ulur në stolin e “Djajve të Kuq”…

Zinedine Zidane

Tekniku francez u fut në histori me Realin e Madridit duke fituar Ligën e Kampioneve 3 herë rresht, një rekord që nuk e ka bërë asnjë trajner deri më tani. Zidane, i cili për momentin nuk po drejton asnjë skuadër pasi dha dorëheqjen këtë vit nga madrilenët, shihet si zëvendësuesi ideal për stolin e United.

Mauricio Pochettino

Trajneri argjentinas ka krijuar një Tottenham mjaft të fortë, gjë që u pa dje në fitoren bindëse ndaj Manchesterit. Loja e skuadrës së tij bind dhe drejtuesit e United e pëlqejnë filozofinë e tij, por do ta kenë të vështirë t’ia rrëmbejnë londinezëve pasi argjentinasi firmosi kontratën e tij të re këtë verë.

Antonio Conte

Mund të duket si surprizë por për disa arsye, United e sheh italianin si një trajner mjaft efektiv. Conte njihet për grintën dhe motivimin tek lojtarët dhe kjo është ajo që i duhet për momentin futbollistëve të “Djajve të Kuq”.

Massimilliano Allgeri

Njeriu i taktikës. Manchester United shpreson të nënshkruajë me teknikun italian, i cili po zhvillon sezone fantastike me Juventusin e tij të “blinduar”. Por anglezët do ta kenë vështirë ta marrin nga “Zonja e Vjetër” pasi Allegri është i lumtur në Itali. Madje këtë verë tekniku toskan refuzoi ofertën e Realit të Madridit.

Leonardo Jardim

Sa herë që një skuadër në Angli kërkon një trajner, emri i Jardim është i pari në listë si kandidat i mundshëm për të marrë nën drejtim ekipin, dhe kjo kuptohet lehtë pse. Pavarësisht se Monaco cdo vit shet yjet e saj, tekniku portugez ka ditur ta menaxhojë situatën duke e mbajtur skuadrën në nivele të larta.

Ryan Giggs

Legjenda e United, vështirë se vjen një futbollist i tillë në ekipin e kuq. Mesfushori uellsian luajti për “djajtë” për 24 vite dhe fitoi 13 tituj kampion dhe 2 Champions League. Tifozët e dashurojnë atë, pra është një ikonë e klubit. Pavarësisht se vendosja e tij në krye të stolit është një mision i pamundur, Manchester United mund ta shohë si një mundësi në të ardhmen. Pse jo? Tifozët do të lumturoheshin nëse Giggs do të udhëhiqte klubin e tyre.

/o.b/oranews.tv/

Etiketa: ConteLeonardo JardimMassimilliano AllgeriPochettinoZidane


Ju sugjerojmë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
Sport

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

27 Qershor, 2025 6:22 pm
Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën
Sport

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

27 Qershor, 2025 5:35 pm
Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
Sport

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

27 Qershor, 2025 4:08 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
Sport

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

26 Qershor, 2025 8:02 pm
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Sport

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

26 Qershor, 2025 7:14 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Gjermania mohon ndihmën financiare ndaj Turqisë: Nuk është prioriteti ynë

Gjermania mohon ndihmën financiare ndaj Turqisë: Nuk është prioriteti ynë

Komentuesit e bëjnë copë-copë Ramën në Facebook: ‘Këtë vit erdhën për të rregulluar dhëmbët, vitin tjetër do vijnë dyfishi për t’u bërë synet’

'Je dielli ynë'/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës

A keni pritur sa duhet? Ja kur është gati trupi i gruas për një shtatzëni të dytë pas lindjes

A keni pritur sa duhet? Ja kur është gati trupi i gruas për një shtatzëni të dytë pas lindjes
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com