Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Ekstradimi i financierit të “Habilajve”, pse u pushuan hetimet për Nezar Seitin

2018/08/25 at 9:13 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Ekstradimi i financierit të “Habilajve”, pse u pushuan hetimet për Nezar Seitin

Ekstradimi në mënyrë “të paligjshme” i Nezar Seitit nga Shqipëria në Itali, shkaktoi një debat të fortë janarin e këtij viti, në lidhje me procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë.


Për këtë çështje, Prokuroria e Durrësit nisi një procedim penal që përfshiu të gjitha institucionet që “firmosën” për dorëzimin e papritur të “financierit” të Habilajve në Itali. Hetimet nisën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve përgjegjës, që i morën nga duart drejtësisë shqiptare Nezar Seitin, në një kohë që Gjykatat kishin vendosur “arrest me burg” dhe ndaj tij po kryheshin hetime, në të njëjtën dosje ku ishte nën hetim edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deri dy ditë më parë, kur u mësua se Gjykata e Katanias kishte nxjerrë nga qelia Seitin, duke e lënë në “arrest shtëpie”, ecuria e hetimeve të Prokurorisë së Durrësit ishte lënë disi në harresë. Madje, deri më sot askush nuk kishte mësuar se prej muajit qershor çështja e parregullsive të ekstradimit të tij nuk po hetohej më.

Burime nga Prokuroria e Durrësit thanë dje se kjo dosje tashmë është e pushuar. Vendimi ishte marrë që në muajin qershor. Arsyetimi për pushimin e çështjes, ishte fakti se, sipas Prokurorisë, ishin konstatuar shkelje nga ana e institucioneve, por ato ishin të një natyre që nuk përbëjnë vepër penale.

“Parregullsitë e kryera nga zyrtarët e Prokurorisë, Gjykatës së Tiranës dhe zyrave të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë të karakterit që mund të përbëjnë shkak për masa disiplinore, por nuk i ngarkojnë me përgjegjësi penale”, ky është arsyetimi në vendimin e Prokurorisë së Durrësit, që është miratuar edhe nga Gjykata.

Pas këtij vendimi, tashmë në Shqipëri kjo çështje konsiderohet e mbyllur, por pritet vendimi që do të marrë drejtësia italiane. Prokurorët shqiptarë kanë afat deri në muajin tetor për të vendosur në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin kanë pasur dyshime për përfshirjen në trafik droge me grupin “Habilaj”. / PANORAMA

Etiketa: HabiljathetimiNezar Seiti


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Para
Lajm i fundit/ Autobusi me turistë del nga rruga, 15 të vdekur dhe 27 të plagosur

Lajm i fundit/ Autobusi me turistë del nga rruga, 15 të vdekur dhe 27 të plagosur

Whats app me ndryshime nga 12 nëntori, ja cilat janë risitë që duhet të kini kujdes

Whats app me ndryshime nga 12 nëntori, ja cilat janë risitë që duhet të kini kujdes

“Isha gati të shpërtheja në lot, kur e pashë të shtrirë në tokë”

"Isha gati të shpërtheja në lot, kur e pashë të shtrirë në tokë"
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}