Tre muaj më parë, Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Atena, solli në jetë një vogëlushe që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin Liv.
Megjithëse është treguar shumë diskret, ditën e sotme Eno ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit foton e parë të vogëlushes.
Ai ka publikuar në Instastory krahët e së bijës, e cila me njërën dorë ka kapur gishtin e të atit, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.