Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me fermerët e Korçës, të cilët ndodhen në prag falimentimi.
Nisur nga biseda e zhvilluar me ta dhe problematikat që ata parashtruan, Salianji tha se, “treg nuk ka për produktet, asnjë kompensim për dëme, asnjë subvencion dhe çdo blerje e kanë më shtrenjtë se çdo vend tjetër të rajonit si plehrat kimike, naftën apo farërat”.
Salianji u premtoi fërmerëve se PD do të heqë monopolet dhe do të mbështesë fermerët me subvencione.
“Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtē se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e ergjise dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të“,-citohet nga shënimi i tij në Facebook.