Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza financiare e Turqisë, e pëson edhe Euro nga frika e përhapjes

2018/08/13 at 9:26 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza financiare e Turqisë, e pëson edhe Euro nga frika e përhapjes

Lira turke ra me thuajse 9 për qind mëngjesin e kësaj të hëne, ndërkohë që euro arriti pikën më të ulët brenda një viti, pasi investitorët i frikësohen faktit se kriza financiare turke mund të përhapet në tregjet europiane.


Pavarësisht fjalëve sfiduese nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përgjatë fundjavës, teksa u zotua për veprime ende të paspecifikuara për të frenuar këtë pikiatë, monedha turke ra me ritme alarmuese kundrejt dollarit amerikan të hënën.

Në orët e para të mëngjesit, lira arriti pikën më të ulët të të gjitha kohërave me 7.24, përpara se të ringrihej sërish, pasi rregullatori bankar i vendit njoftoi orët e vona të natës së të dielës se do të kufizonte aftësinë e bankave turke për të këmbyer lirën e goditur thellë me valutë.

Tregjet aziatike të bursave pësuan gjithashtu rënie të hënën. “Nikkei” i Japonisë humbi 1.7 për qind; Hong Kongu e nisi me një rënie 1.8%; Shanghai me -1.7 për qind; Sydney me -0.5 për qind; ndërsa bursa tajvaneze ra me 3%. “FTSE100” pritet të hapet me -0.4 për qind më vonë gjatë kësaj të hëne, ndërsa gjermanja “Dax 30” pritet ta nisë me 0.65% rënie.

Euro ka humbu 0.3 për qind të vlerës, duke kapur nivelin më të ulët njëvjeçar kundrejt dollarit amerikan këtë të hënë, pasi rënia e lirës turke nxiti kërkesën për valuta të sigurta, përfshi këtu dollarin, frangën zvicerane apo jenin japonez.

Ekziston gjithashtu shqetësim se, monedha të tjera të tregjeve në zhvillim, që deri më tani kanë qenë nën presion nga rritja e dollarit amerikan, mund të bien në spiralen rënëse të lirës turke. Rubla ruse dhe rupit indianë kanë rënë gjithashtu në nivele rekord.

Lira ka pësuar një zhvlerësim prej mbi 40 për qind brenda këtij viti, pas shqetësimeve për rritje të kontrollit të Erdoganit mbi ekonominë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të luftës në Siri. Vendimi i gjykatës turke për të zgjatur burgimin e Andreë Brunson, një pastor amerikan i akuzuar për spiunazh në favor të militantëve kurdë dhe lëvizjen gyleniste – grup ky i akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016, – bëri që gjërat të përplaseshin hapur me Donald Trumpin, i cili u kundërpërgjigj javën e kaluar duke dyfishuar tarifat mbi çelikun dhe aluminin turk që importohen në SHBA./t.ch/

 

Etiketa: eurokriza financiareturke


Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
Aktualitet

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

18 Shtator, 2025 6:07 pm
Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
Aktualitet

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

18 Shtator, 2025 8:29 am
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Para
Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitur

Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitur

Vajza e Dritan Priftit mesazh prekës: “Sa shumë më mungon ba…”

Vajza e Dritan Priftit mesazh prekës: "Sa shumë më mungon ba…"

Ushtroi dhunë fizike ndaj të atit, arrestohet nga policia 31-vjeçari në Berat

Ushtroi dhunë fizike ndaj të atit, arrestohet nga policia 31-vjeçari në Berat
















TE FUNDIT

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com