Pronari i një lokali është plagosur me thikë të dielën në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës.
Burimet nga policia thanë se shtetasi me inicialet SH.A., 50-vjeç, dyshohet se ka debatuar me një klient në lokalin e tij, ku dhe ka mbetur i plagosur.
50-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, shtetasi me inicialet Y.SH., 40-vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën
Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta.
Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.