Një peshkatar që kanë qenë duke peshkuar në ujërta e lumit Erzen në Shijak ka humbur jetën pasditen e së dielës. Ende nuk dihet identiteti i tij, por nga burimet paraprake mësohet se ai ka qenë duke peshkuar me një kosh të lidhur me energjinë elektrike. Dyshohet që pikërisht ndonjë shkëndijë elektrike të ketë qetë qenë shkak për vdekjen e peshkatarit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.