Ditët e fundit në internet u bë virale një foto nga Oklahoma. Pas aksidenteve të shumta që kanë ndodhur rrugëve, kryetari i bashkisë David Holt vendosi të sensibilizojë qytetarët duke shkruar në tabletat e rrugëve “Buckle up Keke, Stay in your car,” që do të thotë “Lidhe rripin Keke, rri brenda makinës.”
Kjo tabelë u pa si nevojë pasi shumë të rinj, për të realizuar sfidën #InMyFeelingsChallenge dilnin nga makina në rrugë duke kërcyer.
Megjithëse aksidente nuk kanë ndodhur ende në Tiranë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj nuk i ka rezistuar tundimit të kopjojë këtë mesazh dhe ta përshtasë për shqiptarët.
“Lidhe rripin Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!” shkruhet tashmë në mesazhet rrugore të Tiranës./Opinion.al