Industria e modës u trondit nga vdekja e modelit të njohur Rick Genest, i njohur ndryshe si Zombie Boy. 32 vjeçari la gjurmë të forta, që nga paraqitja në videoklipin e Lady Gaga, e deri të thyerja e dy rekordeve Guiness. Aq sa Muzeu i Shkencave në Londër kishte vendosur t’i dedikonte një statujë 3.5 metra të lartë të quajtur ‘Geni i Vetëdijshëm’ përpara lajmit të vetëvrasjes.
Ai ishte i njohur për tatuazhet që i mbulonin 90% të trupit, por mesa duket vendimi i tij për të jetuar si “skelet i gjallë” ishte shtyrë nga një tragjedi e disa viteve më parë.
Në moshën 15 vjeçare, Rick u diagnostikua me tumor në tru. Ai priti gjashtë muaj për operacionin, dhe gjatë kësaj kohe i bëri një rivlerësim mënyrës së jetesës dhe si dëshironte ta ndryshonte nëse do ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
“Me thanë që do të vdisja ose do të mbetesha i shpërfytyruar. Kjo pati shumë ndikim te unë dhe fillova të fiksohesha me makabritetin. Operacioni shkoi më mirë nga ç’e prisnim unë dhe mjekët, por në atë moment e kisha kuptuar që jeta është e shkurtër për të mos plotësuar ëndrrat e mia,” ka thënë modeli në një intervistë të hershme.
Pas operacionit të suksesshëm ai vendosi të jetojë si ‘anarkist’. Priti deri në moshën 16 vjeçare për tatuazhin parë, si respekt ndaj prindërve, të cilët e përshkruanin një djalë të urtë dhe të dashur.
Mbijetesa e sëmundjes dhe fakti që tashmë e ishte tatuazhin e parë, e bënë atë aq të fiksuar mbas këtyre të fundit sa vendosi të mbulojë të gjithë trupin. Rick pas operacionit e shihte veten si një ‘të vdekur të gjallë’ ndaj edhe tatuazhet janë kryesisht eshtra, koka e një zombi dhe insektet./Opinion.al