Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

WhatsApp na jep një kurë për postimet virale, kompanitë e tjera duhet të marrin mësim

2018/07/31 at 3:57 PM
në -Teknologji, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
WhatsApp na jep një kurë për postimet virale, kompanitë e tjera duhet të marrin mësim

Priftërinjtë, mësuesit dhe prindërit kanë këshilluar për gjenerata me radhë urtësinë për t’u menduar më parë se të flitet, për të numëruar deri në dhjetë kur je me nerva përpara se të flasësh dhe për të pasur një gjumë të mirë përpara se të marrësh vendime. Rrjetet sociale kujdesen shumë pak për këto mendime që i konsiderojnë dytësore. Shërbime si Facebook apo Twitter janë krijuar për të maksimizuar “postimet virale”, duke e bërë të pamundur shpërndarjen e tyre. Ato po bëhen gjithnjë e më të mirë në këtë pikë; gjysma e postimeve të ripostuara në tëeeter datojnë që nga janari i vitit të shkuar.

Kur internetin e mbush një panda duke gërrhitur apo një kafshë duke kërcyer kjo nuk sjell asgjë të keqe. Por përmbajtjet virale mund të kenë konsekuenca të këqija. Në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, amerikanët shpërndanë postime virale të dëmshme në Facebook, postime të promovuara nga hakerat rusë; rrjetet sociale numërojnë deri në 40% të amerikanëve që i kanë parë së paku një herë këto postimet. Viraliteti mund t’u kushtojë jetën gjithashtu. Së paku qindra njerëz të pafajshëm janë linçuar në Indi këtë vit pas një paralajmërimi të pavërtetë që tregonin gjoja abuzes me fëmijën individë të ndryshëm dhe që u bë viral nëWhatsApp, një shërbim mesazh nën rrjetin e Facebook. WhatsApp përdoret gjithashtu edhe nga operatorët politikë në Indi, është tregu më i madh që ato shfrytëzojnë për të krijuar ndjeshmëri politike dhe fetare.

Por, nisur nga ky muaj, përdoruesit e WhatsApp do ta kenë më të vështirë për të shpërndarë përmbajtjet e tyre. Ato nuk do të kenë më mundësinë që t’i çojnëpërcjellin tek më shumë se 20 persona një mesazh, ndërkohë që më parë mund të dërgohej deri në 100 të tillë.. Në Indi limiti është pesë dhe WhatsApp ka hequr opsionin “quick forward” (tejçoje shpejt)nga audio, video dhe imazhet, duke shtuar një hap shtesë në procesin e dërgimit të përmbajtjeve. Qëllimi nuk është të ndalohen njerëzit për të ndarë informacione- por vetëm për të shtyrë përdoruesit që të mendojnë më përpara se t’a shpërndajnë apo tejçojnë mesazhin. Një ide që ndoshta platformat e tjera duhet ta kopjojnë.

Skeptikët vënë në dukje se aplikacioniWhatsApp mundet ta përballojë një devijim të tillë për të shpërndarë informacionin në platformat e tij sepse ai nuk bazohet në shitjen e reklamave për të bërë para. Ama nëse kjo politikë ndiqet nga rrjetet si Facebook dhe Twitter, që bëjnë para duke mbajtur përdoruesit në faqet e tyre dhe duke u shitur publicitetin. Aksionerët e tyre do të tërhiqen dhe vlera e aksioneve do të bie.

Është shumë e qartë që aksionet e Facebook ranë me 23% edhe si pasojë e asaj çfarëMark Zuckerberg tha përpara disa ditës, duke u shprehur se prioriteti do të jetë për t’i kthyer më interaktivë përdoruesit me njëri tjetrin dhe jo duke promovuar postime me përmbajtje virale. Nuk duhet harruar se dhimbja e shkaktuar nga rënia afatshkurtër e postimeve virale mund të përkthehet në një interes afatgjatë për rrjetet sociale. Fake news dhe shqetësimet mbi të shndërruarit adikt me botën digjitale, ndër të tjera, kanë dëmtuar rëndshëm reputacionin e platformave teknologjike. Përpjekjet për të ngadalsuar shpërndarjet mund të ndihmojnë që të anashkalohen aksionet drakoniane që parashikojnë rregullatorët dhe ligjvënënsit.

Këto masa mund të ndihmojnë dhe përmisojnë edhe shërbimin gjithashtu. Instagrami, një aplikacion social e zotëruar nga Facebook, është dëshmi se mund të jesh i suksesshëmn edhe pa postuar gjëra virale. Ai nuk ofron asnjë opsion ndarjeje (share) dhe nuk lejon linqe por që po rritet me më shumë se një milion përdorues në muaj. Ai ka mbetur relativisht i paprekur nga përmbajtjet politike dhe informacioni i gabuar. Facebook nuk i bën publike të ardhurat e Instagram por përflitet se ai sjell të ardhura.

Ec ngadalë, ec i sigurtë!

Domosdoshmëria për të kurbuar postimet virale është duke u kthyer në një nevojë urgjente. Thuajse gjysma e botës përdor internet sot. Rreth 3.8 miliard përodruesit që do të kenë internet nesër do të jenë më të varfër dhe më pak familjar me median. Shembujt e sulmeve, lajmeve të rreme dhe informacionit të rremë në Indi janë një shembull që na tregon se kapaciteti për të manipuluar njerëzit online është më i madh kur ato kanë akses tek informacioni për herë të parë përmes komunikimit digjital.

Ndryshime të vogla mund të kenë efekte të mëdha; rrjetet sociale janë shndërruar në ekspertë për të krijuar shërbimet e tyre kompulsive përmes përthyerjes së hijes dhe madhësisë së butoneve. Ata kanë dijen dhe mjetet për të maksimizuar shpërndarjen e informacionit. Kjo i jep atyre pushtetin për të limituar postimet virale gjithashtu. / Pergatiti: Opinion.al

Etiketa: facebookkureteknolohjitwitterwhatsap

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
Më thuaj shenjën e horoskopit, të them se si flirton

Më thuaj shenjën e horoskopit, të them se si flirton

Nuk kaloi vettingun, reagon gjyqtari: KPK si komisarët e Kryeministrit

Nuk kaloi vettingun, reagon gjyqtari: KPK si komisarët e Kryeministrit

Sonte ktheni sytë nga qielli, “Planeti i kuq” do të duket më së miri

Sonte ktheni sytë nga qielli, "Planeti i kuq" do të duket më së miri

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com