Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Abuzoi seksualisht me fëmijët, figura e kardinalit qëndron ende në katedralen “Nënë Tereza”

2018/07/30 at 8:42 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/Abuzoi seksualisht me fëmijët, figura e kardinalit qëndron ende në katedralen “Nënë Tereza”

Po akuzohet se për dekada ngacmoi seksualisht fëmijë. Kardinali me famë botërore, Theodore Mçarrick, pas akuzave ka dhënë dorëheqje nga Kolegji i Kardinalëve. Por, figura e tij po vazhdon që me krenari të mbahet në ambientet e katedrales ‘Nënë Tereza’, në Prishtinë. E nga aty, udhëheqësit e katedrales nuk e kanë ndërmend ta largojnë. Arsyetim kanë se ende nuk kanë marrë asnjë urdhër për largimin e portretit nga Vatikani zyrtar, shkruan Gazeta Express.


88-vjecari, Theodore Mçarrick, në kohën kur ishte arqipeshkv i Uashingtonit pati vënë gurë themelin e Katedrales në Prishtinë bashkë me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ipeshkvin e atëhershëm, Mark Sopin.

 

Në nderim të tij, vite më vonë, saktësisht në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, ditën kur u bë shugurimi i Katedrales që mban emrin e saj, u zbulua edhe mozaiku, me portretin e ish-kryepeshkopit që krahas ka figura të kishës katolike por edhe politikës që sipas kishës, ndihmuan në ngritjen e katedrales.

 

Krahas Mçarrick në qendër është ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Ipeshkvi Dedë Gjergji dhe kancelari i katedrales Don Shan Zefi.

 

Por, 13 vite pasi u vë gurë themeli, portreti i Theodore Mçarrick po vazhdon të qëndrojë aty, ani pse ai është kardinali i parë në histori që dha dorëheqje për shkak të akuzave për abuzim seksual me të mitur.

 

E se çka do të bëhet me këtë portret, nuk e kanë idenë as udhëheqës të Kishës në Prishtinë.

 

Në një prononcim për T7, Don Lush Gjergji tha nuk kanë marrë ende asnjë urdhër zyrtar nga Vatikani për këtë çështje, duke i cilësuar lajmet që janë shpërndarë nëpër të gjitha mediat botërore thjesht gazetareske.

 

“S’jam kompetent unë, nuk na përket neve deri sa të bëhet një hap zyrtar, është gazetareske, nëse ne, kisha me strukturat e veta që i ka na thotë një gjë të tillë. Çka vendos kisha kurgjo tjetër. Kjo nuk është kompetencë e jona, është kompetencë e Selisë së Shenjtë, deri sa Selia e Shenjtë nuk reagon me një akt zyrtar ne e marrim si lajm gazetaresk.”, deklaroi ai për Frontal.

Madje, nga kisha në Kosovë thonë që shkarkimi i Mçarrick ka ndodhur tash e disa vite për arsye se ai e ka arritur moshën e jo pse është përfshirë në ndonjë skandal.

 

“Është një çështje aq delikate për këtë arsye nuk dua të them asgjë. Ai ka qenë në pension, është shkarku për arsye të moshës, i ka më tepër se 10 vjet që nuk është arqipeshkv në Uashington”, shtoi Don Lush Gjergji.

 

Rrjedhimisht, portreti do të vazhdojë të qëndrojë edhe me tutje në Katedralen e Prishtinës, derisa dikush nga Vatikani t’i udhëzoj zyrtarisht që ajo të hiqet.

 

Tashmë, Papa ka dhënë urdhër që ish-kardinali të izolohet për t’u lutur deri sa kisha të vendos për sanksionet. Njoftimin për dorëheqjen e tij e dha Vatikani përmes një deklarate.

 

Ajo u pranua nga Papa Francesku, 1 muaj pasi zyrtarë të Kishës Amerikane morën vendim se akuzat e ngritura ishin të besueshme.

 

Ky nuk është rasti i parë i raportuar për Mçarrick. Dyshime të njejta kishte pasur edhe më parë. 88 vjecari, akuzohet se ka abuzuar me një të mitur rreth 50 vite më parë.

 

Përveç kësaj ka dyshime edhe për abuzime me një të mitur tjetër, dhe tre të rritur, pjestarë të kishës. Rasti ka shokuar opinionin, ngaqë ai ishte njeri shumë i respektuar dhe ambasador për një kohë të gjatë i Kishës Katolike në Uashington, një njeri tepër i besuar në vite nga Papët dhe presidentët amerikanë./GazetaExpress/

Etiketa: kardinalikatedralja nene tereza


Ju sugjerojmë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Para
Muaji i mjaltit të Angela Martinit nuk paska fund

Nuk do ta besoni! Ky është çmimi marramendës i unazës me diamant që mban në gisht Angela Martini

Rama nxjerr shpatën e Vettingut, por komentuesit e kryqëzojnë: Po kap ata që shesin fara

Departamenti Amerikan i Shtetit kritika të forta qeverisë shqiptare për konçensionet: Favorizon kompani të lidhura politikisht

Studimi, ja mosha kur femrat duan më shumë seks

Zbulohet armiku kryesor, ja kush po e shkatërron jetën tuaj seksuale!
















TE FUNDIT

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e shkaktuar nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila...

Lexo më shumë

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
16 Korrik, 2026

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}