Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Departamenti Amerikan i Shtetit kritika të forta qeverisë shqiptare për konçensionet: Favorizon kompani të lidhura politikisht

2018/07/30 at 9:02 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama nxjerr shpatën e Vettingut, por komentuesit e kryqëzojnë: Po kap ata që shesin fara

Shqipëria konsiderohet si vendi më i korruptuar në rajon ku politikanët detyrojnë investitorët e huaj të punësojnë kompani të lidhura me ata vetë ndërsa Reforma në Drejtësi raportohet se nuk ka bindur shumë investitorë për përmirësim të klimës së biznesit.


 

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara publikoi atë që mund të quhet deklarata më kritike e bërë në shumë vite sa i përket klimës së investimeve të huaja në Shqipëri, duke kritikuar në veçanti kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë aktuale krahas shqetësimeve mbi nivelin e lartë të korrupsionit, presionit për të punësuar kompani të lidhura politikisht dhe mungesës së aksesit të kompanive në rrjetin e energjisë elektrike.

 

Investitorët besojnë se qeveria efektivisht po i diskurajon investimet e huaja për të favorizuara kompani të lidhura politikisht, sipas raportit.

 

Raporti, i publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, thekson reformën në drejtësi, aktualisht në zbatim, si një ndryshim i madh, por raporton se investitorët e huaj nuk duken shumë të bindur dhe vijojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si një “vend të vështirë për të bërë biznes”.

 

“Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobër të kontratave si probleme që vijojnë në Shqipëri,” shkruhet në raport.

 

“Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u kryer, përfshirë vetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.”

 

Ndryshe nga raportet e mëparshme, raporti i këtij viti mbart kritika të forta edhe për praktikën e qeverisë për dhënien e kontratave të partneritetit publik-privat të njohura si koncesione.

 

“Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë,” thuhet në raport.

 

“Analizat e dobëta të kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të koncesionit janë shqetësime të vazhdueshme.”

 

Qeveria shqiptare ka nënshkruar ose pritet të nënshkrojë kontrata koncesionare për ndërtim rrugësh me vlerë 711 milionë euro, krahas kontratave të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Dy nga katër kontrata janë nënshkruar me kompani vendëse përmes procedurës së njohur si “propozim i pakërkuar”, ndërsa një e tretë është në proces.

 

Propozimet e pakërkuara janë një koncept i vendosur në legjislacionin shqiptar në vitin 2006 për të lejuar propozimet nga sektori privat për zgjidhje të karakterit të jashtëzakonshëm për probleme publike, të tilla si propozimi i një teknologjie novatore. Por në vend të kësaj, qeveria ka pranuar si propozime të pakërkuara dhe ka dhënë bonuse për projekte ndërtimi hidrocentralesh që janë projektuar që nga koha e komunizmit apo ndërtimi segmentesh rrugore që kanë ekzistuar si ide apo si projekte prej dekadash. Kjo është një medotë që efektivisht ka vrarë konkurrencën, pasi në shumicën e tenderëve nuk ka pasur fare konkurrentë me përjashtim të propozuesve dhe kjo duket se është cilësuar nga investitorët e huaj si një mënyrë për të shmangur konkurrencën dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht.

 

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme se rregullatorët përdorin legjislacion inkonsistent ose të vështirë për t’u interpretuar si mjet për të diskurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht,” thuhet në raport.

 

Investitorët e mëdhenj vazhdimisht raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë specifikë të lidhur politikisht dhe ankohen se e kanë shumë të vështirë të respektojnë Aktin e Praktikave Korruptive të Huaja, një ligj amerikan që ndëshkon individët apo kompanitë amerikane në rast se bëjnë biznes jashtë vendit duke korruptuar zyrtarë të një vendi tjetër.

 

Kritika ka edhe për Inspektoratin e Ndërtimit dhe vështirësitë në lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me energji elektrike ndërsa citohet raporti i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International i vitit 2017, ku Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

 

“Agjencia e ngarkuar me shkatërrimin e ndërtesave pa leje shpesh vepron pa konsultim të plotë dhe dështon të ndjekë procedurat,” thuhet në raport.

 

“Ka pasur raportime të besueshme që qeveria shkatërroi disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor si pjesë e një fushate më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Qytetarët dorëzuan ankesa se INUK ka injoruar kërkesat e shtetasve për të shkatërruar disa ndërtime pa leje ndërsa ka zgjedhur të shkatërrojë të tjera për të cilat qytetarët nuk janë ankuar.”

 

Raporti thekson gjithashtu se një rrezik tjetër për investirorët është edhe shpronësimi për interes publik përkundrejt çmimeve “poshtë nivelit të tregut”.

 

“Kompensimi ka qenë në përgjithësi poshtë çmimit të tregut dhe pronarët janë ankuar se procesi i kompensimit është i ngadaltë dhe i padrejtë,” thuhet në raport.

 

Qeveria shqiptare duket se ka shkelur parimin kushtetues të “kompensimit të drejtë” në disa raste shpronësimi për interes publik, ku pronarët e pronave të shembura janë marrë kompensime me çmime shumë të ulëta dhe në disa raste kanë përfunduar si të pastrehë. / Reporter.al

Etiketa: edi ramakoncensionetkritika


Ju sugjerojmë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
Aktualitet

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

13 Qershor, 2026 11:39 am
Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Para
Studimi, ja mosha kur femrat duan më shumë seks

Zbulohet armiku kryesor, ja kush po e shkatërron jetën tuaj seksuale!

Kjo është e dashura me sensuale që ka pasur ndonjëherë DiCaprio!

Kjo është e dashura me sensuale që ka pasur ndonjëherë DiCaprio!

Spanjë/ Njerëzit hyjnë të gjallë në arkivole, organizohet festivali i vdekjes

Spanjë/ Njerëzit hyjnë të gjallë në arkivole, organizohet festivali i vdekjes
















TE FUNDIT

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
13 Qershor, 2026

Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës është në prag finalizimi dhe efekti më...

Lexo më shumë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
13 Qershor, 2026

A mundet një vend të vendosë një prag të palëvizshëm për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës Zvicra...

Lexo më shumë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
13 Qershor, 2026

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut...

Lexo më shumë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
13 Qershor, 2026

Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}