Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e rrallë e vitit 1982/ Më caktoni detyrë, dua të bëhem spiun i partisë

2018/07/18 at 8:28 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra e rrallë e vitit 1982/ Më caktoni detyrë, dua të bëhem spiun i partisë

Kastriot Dervishi


Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit për mënyrën e rekrutimit të tyre ndaheshin në dy grupe: vullnetarë me material shtrëngues dhe patriotikë me dëshirë. Në grupin e parë, pra të rekrutuar me material shtrëngues (kërcënime për burgosje, marrje peng të familjarëve, etj) hynin kryesisht të deklasuarit. Në grupin e dytë hynin kryesisht komunistët dhe elementi antiparti të cilët rekrutoheshin me dëshirë dhe që përfaqësonin mjaft mirë karakteristikat e “njeriut të ri” të socializmit. Vërehen mjaft rast kur elementi antiparti, i përjashtuar nga partia jo për arsye të qëndrueshme, duke dashur të gjente “shlyerjen e gabimeve” ishte i gatshëm të binte në pozitat e rekrutimit. Më poshtë rasti i një elementi antiparti, i cili kishte pasur funksione të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe si ambasador. I gjendur në një pozitë ku nuk donte të ishte, ai u rekrutua me dëshirë. Atje ku ishte si gjysmë i internuar (Cërrik), letërshkruesi kërkonte t’i caktohej detyrë, ose ndryshe të transferohej e të spiunonte diku tjetër. Letrën e ka shkruar nga Tirana. Udhëheqja e ministrisë e shqyrtoi letrën. Letërmarrësi shkruan: “T’i jepet përgjigje se ai, front ka atje ku është. Nuk do të lëvizë”.

Letra:

“Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, shokut Rexhep Kolli, Tiranë. Në radhë të parë më lejoni t’ju uroj shëndet të mirë e plot suksese në detyrën e lartë fisnike që ju ka besuar Partia dhe shoku Enver. Pastaj më lejoni gjithashtu t’ju parashtroj sa vijon: Ka vite që i prirë nga ndjenja e detyrës ndaj Partisë dhe udhëheqjes së Ministrisë, të më bëhet i mundur aktivizimi në çdo detyrë sipas nevojave të organeve tona dhe nën drejtimin e tyre. Megjithëse kjo lutja time u miratua, akoma deri tani aktivizimi nuk është bërë realitet për mungesë kushtesh objektive. Sikurse dihet mirë nga shokët e të tjerët, në kushtet që jam dhe në vendin ku banoj e punoj sot, nuk ekzistojnë kushtet e duhura që të afrohem ose të më afrohet ndonjë objekt me interes për organet tona që ta përpunoj e zbuloj si duhet. Prandaj prej kohësh më është thënë se do të më lëvizni për dikur gjetkë në Tiranë ose edhe në Durrës (ku kam dhe bijën time), por deri më sot, ky problem nuk është zgjidhur. Prandaj ju lutem shoku zëvendësministër, kushtojini pak kohë çështjes time dhe dispononi si të jetë më mirë që të mund të jap edhe unë kontributin tim modest në shërbim të Partisë time të dashur mbi çdo gjë në botë, siç ka qenë është e do të jetë deri në fund të jetës sime, aspirata dhe qëllimi themelor në punë e në jetë. Me respekt e dashuri të thellë, mbetem ushtari më i devotshëm i Partisë dhe i themelonjësit të dashur të Partisë e popullit e popullit tonë, shokut Enver Hoxha që të na rrojë sa malet tona dhe militanti më besnik e i bindur i organeve tona.

Tiranë 6 shkurt 1982”

Etiketa: kastriot dervishispiuni i partise


Ju sugjerojmë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE! Këto zona nuk do të kenë drita nesër, ja oraret

Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE! Këto zona nuk do të kenë drita nesër, ja oraret

Ronaldo pushime në Greqi, 20 mijë euro bakshish për kamerierët

Ronaldo pushime në Greqi, 20 mijë euro bakshish për kamerierët

Djathi me niseshte në Shqipëri rrezik për jetën e diabetikëve

Djathi me niseshte në Shqipëri rrezik për jetën e diabetikëve
















TE FUNDIT

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}