Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë kërkon Putin nga Trump?

2018/07/15 at 1:40 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë kërkon Putin nga Trump?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon marrëdhënie më të mira. Çmimi do të jetë i lartë.


Donald Trump do të takohet me Vladimir Putin të hënën në Helsinki, dhe nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ndonjë axhendë tjetër përveç se të dominojë mediat me tituj për të dhe të lërë jashtë kundërshtarin, nuk do të marrë ndonjë vëmendje të madhe. Por mund të mos ndodhë kështu me Vladimir Putin, i cili prej 18 muajsh i “ka dhënë famë” Trump-it, dhe këtë javë do të kërkojë gjithashtu të rrëmbejë vëmendje.

Në 18 vitet e tij në krye të Rusisë, Putin ka refuzuar dy presidentët e mëparshëm që kanë kërkuar marrëdhënie më të mira. Ai ka bërë premtime për të fituar konçensione, e më pas nuk e mbajtur fjalën ose ka shfrytëzuar dobësitë e Shteteve të Bashkuara. Xhorxh W. Bush negocioi në fund të Traktit të Raketave Anti-Balliste që të hiqte mbrojtjen me raketa, por z. Putin e tradhtoi marrëveshjen me Barack Obamën.

Në një analizë të detajuar para samitit, the Economist nxjerr në pah se çfarë do të kërkojë Putin nga Trump.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara e konsideron veten një negociues të pashoq, ndaj mund të parashikohet se sa do të marrë Trump nga axhenda e Putin, një ish operues i KGB-së.

  • Prestigj

Prioriteti më i lartë i të gjitha kohërave i Putin është mbështetja e pozitës politike në Rusi, ku mungon ligjshmëria demokratike. Kjo do të thotë të përparosh në skenën botërore sikur Rusia të ishte përsëri një fuqi globale, dhe z. Trump po e ndihmon ta arrijë këtë rezultat duke e takuar në kushte të barabarta. Putin do të dëshirojë gjithashtu që Trump të mbështesë deklaratat mohuese të presidentit rus përsa i përket zgjedhjeve të 2016. Putin ka qenë persona non grata në Europë që nga pushtimi i Krimesë në 2014 dhe dëshiron ndihmën e Trump për rehabilitimin. Pritet që Putin të lavdërojë Trump-in për vullnetin e prishjes së normave globale. Ai gjithashtu do të dëshirojë që Trump të përsërisë komentin e tij më të fundit përsa i përket rifutjes së Rusisë në G7.

  • Siria

Putin e ka përmbushur dëshirën e tij për atë që kërkonte kur hyri në Siri në vitin 2015. Ai shpëtoi Bashar Assad-in, fortifikoi bazat ushtarake afatgjata dhe zëvendësoi SHBA-në si ndërmjetës kryesor në rajon. Ai do të dëshirojë nga Trump që të tërheqë trupat nga Siria lindore. Në këmbim, Putin mund të premtojë të ndihmojë Shtetet e Bashkuara që Irani të vazhdojë të jetë prezent në Siri, edhe pse nuk ka asnjë garanci për këtë duke pasur parasysh investimin e Iranit të Bashar Assad. Rusia e di që Trump mezi pret t’i sjellë trupat në shtëpi dhe do të mbështetet te garancia e Iranit. Putin ka ndihmuar z. Assad të bombardojë opozitën në Sirisë perëndimore pavarësisht garancisë ruse.

  • Ukraina

Putin do të dëshirojë që Trump të pranojë aneksimin e Krimesë, ndoshta në këmbim të rekomandimit për procesin e negocimit të Minskut për Ukrainën lindore, ku forcat ruse filluan një tjetër luftë të paligjshme. Zoti Trump tashmë ka fajësuar Obamën për humbjen e Krimesë, në thelb kjo një koncesion i njëanshëm që zoti Putin do ta fusë në xhep. Rusia gjithashtu do të përpiqet ta bëjë Trump-in të ndalojë furnizimin e Kievit me armë vdekjeprurëse.

  • Heqja e sanksioneve

Ky është një tjetër prioritet i lartë i Putin. Ai duhet të jetë në gjendje të pasurojë miqtë e tij, dhe sanksionet amerikane dhe evropiane janë bërë një problem i madh. Rusia do të luajë kundër dëshirës së Trump për Bashkimin Europian duke sugjeruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të marrë një marrëveshje të pavarur mbi Ukrainën, Sirinë dhe sanksionet. Putin e di se qeveritë italiane, hungareze dhe greke janë të paqëndrueshme ndaj sanksioneve dhe ai do që zoti Trump të nxisë më shumë mosmarrëveshje në BE.

     •  Aleanca trans-Atlanktike

Putin e di se sa më e fortë të jetë NATO si forcë ushtarake, aq më e rrezikshme është që ai të angazhohet në aventurizëm të huaj. Qëllimi afatgjatë i Rusisë është të shkatërrojë vullnetin politik të Perëndimit, ndërsa kujtimet e Krimesë zhduken. Z. Putin do të bëjë gjithçka që mundet në Helsinki për të nënvizuar zhgënjimin e z. Trump me Europën që mori vëmendje këtë javë në samitin e NATO-s, duke mbjelljë kështu, farat e mosmarrëveshjeve të ardhshme.

  • Kontrolli i armëve

Trump ka hedhur idenë e bisedimeve të reja me Rusinë, megjithëse nuk është tamam e qartë për çfarë. Pa dyshim, spiunët e zotit Putin i kanë thënë atij se z. Trump dëshiron të njihet si një paqebërës bërthamor. Dhe Putin mund të përpiqet ta shfrytëzojë këtë dëshirë duke ofruar një raund të ri bisedimesh për të reduktuar arsenalet bërthamore të SHBA dhe Rusisë. Problemi këtu është se Pentagoni beson se zoti Putin po shkel traktatet aktuale të armëve me Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin vendosjen e raketave të mesme lundruese në Evropë që janë të ndaluara sipas Traktatit të INF-it të vitit 1987. Por kjo nuk mund ta ndalojë z. Trump nga të menduarit se mund të ndryshojë sjelljen e zotit Putin.

***

Zoti Trump beson qartë se Rusia e Putinit nuk është kërcënimi për sigurinë që pretendon  Pentagoni, dhe ai synon të tregojë se të dy vendet mund të shkojnë së bashku. Rusia e mençur e di shumë mirë këtë gjë , dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim çfarë fiton ai duke buzëqeshur nga ana tjetër e tavolinës./Opinion.al

 

Etiketa: Putintrump


Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryesore

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

20 Shtator, 2025 12:06 pm
Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Kryesore

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

20 Shtator, 2025 11:08 am
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Para
Frikërat sekrete që ka çdo mashkull, por nuk ja u tregon

Frikërat sekrete që ka çdo mashkull, por nuk ja u tregon

Mijëra euro rroba, ja sa i ka kushtuar Erës veshja në Rusi

Mijëra euro rroba, ja sa i ka kushtuar Erës veshja në Rusi

Vajza preku që gjithë botën në kufirin SHBA-Meksikë ribashkohet me nënën

Vajza preku që gjithë botën në kufirin SHBA-Meksikë ribashkohet me nënën
















TE FUNDIT

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com