Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sfidon Ramën: Nëse ka datë për negociatat unë jap dorëheqjen!

2018/06/28 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sfidon Ramën: Nëse ka datë për negociatat unë jap dorëheqjen!

Parlamenti sot i është kthyer normalitetit dhe debatohet për çështjen e negociatave. Pas Ditmir Bushatit fjalën e ka marrë Luan Rama i LSI, i cili tha se së paku të gjithë sot duhet të kishin kërkuar ndjesë nga Kryeministri e deri tek deputetët. Sipas tij, qeveria dhe ministri i Jashtëm po përpiqen të shtrembërojnë të verteten pasi Shqipëria nuk mori datë për hapjen e negociatave. “Nëse ju qershori i 2019 ju duket datë është punë për ju, por unë e di se qershori është muaj”, tha ai.
Më tej Luan Rama sfidoi kryeministrin Edi Rama duke thënë: “Nëse BE ka përcaktuar një datë se kur hapen negociatat me Shqipërinë unë jap dorëheqjen, në të kundërt duhet të dorëhiqeni ju dhe ministri juaj!”.

Ndër të tjera Luan Rama u shpreh: “28 qershori 2018 nuk është data e dhënien së negociatave, dhe na është dukur 28 si data e triumfit të madh siç na është thënë siç na është trembetuar. Hamzaizëm tipik por pa çallmën otomane. Nuk është miratuar rekomandimi për çeljen e negociatave, çfarë fiton Shqipëria sot meqë e quani ditë fitoreje. Shtyrje me 1 vit, edhe atëherë të shohim ose jo…”

Çfarë tha ministri Bushati

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati më shumë se sa tek vendimi i BE u përqendrua tek sulmet ndaj opozitës në fjalën e tij në foltoren e parlamentit. Ai tha se sjellja e opozitës është një shfaqje e shëmtuar që mund të tregojmë tek Brukseli dhe Parisi, por edhe tek shqiptarët. Po ashtu ai tha se Këshilli Europian iu përgjigj pozitivisht rekomandimit, ndërsa shtoi se caktoi edhe datën për çeljen e negociatave.

“Ju vijuat me sjelljen tuaj dhe akuzat. E shehni Shqipërinë të rrethuar nga armiqtë. Sapo dëgjoja kryetarin e PD dhe kryetarin e grupit të PD, më bëri përshtypje se nuk e kuptoj se për çfarë e keni këtë debat? Për kë e keni këtë debat? Për të na mbushur mendjen se si e shihni ju Shqipërinë. Kjo është shfaqja më e gabuar që ne mund t’i organizojmë jo vetëm Brukselit, apo Parisit, por qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Cilat janë mesazhet? Këshilli i përgjigjet pozitivish rekomandimit për Shqipërinë. Mesazhi i dytë; këshilli përcakton datën, vitin 2019 për çelen e negociatave. Mesazhi i tretë; këshilli përcakton punën përgatitore për momentin e bisedimeve për anëtarësim. Këshilli vlerëson të gjitha reformat që ka ndërmarrë Shqipëria nga 2016-ta dhe deri në 2018-ën”, tha Bushati.

/Opinion.al

*Video, fjala e Luan Rames ne parlament

Video, fjala e Bushatit


Etiketa: data negociataedi ramaluan ramasfida


Ju sugjerojmë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Para
Skandaloze, a do e dënojë FIFA gjestin e turpshëm të portierit serb pas ndeshjes me Brazilin?

Skandaloze, a do e dënojë FIFA gjestin e turpshëm të portierit serb pas ndeshjes me Brazilin?

Parlament/ Ikën opozita, në foltore del Rama: Basha e Berisha garë me m’rrotulla

Rama braktis parlamentin: Opozita e dobët, nuk debatoj me ju për negociatat

Ndjekësi serb ofendon Emina Çunmulaj pasi publikoi videon e vajzës duke bërë shqiponjën, modelja i kthehet keq

Ndjekësi serb ofendon Emina Çunmulaj pasi publikoi videon e vajzës duke bërë shqiponjën, modelja i kthehet keq
















TE FUNDIT

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com