Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festuan me simbolin e shqiponjës, Zvicra mbështet gjestin e Xhakës dhe Shaqirit

2018/06/24 at 2:47 PM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Jehona e golave kuqezi, kjo video po tërbon më keq serbët

Festimi me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri ka ndarë politikën nga bota e sportit në Zvicër. Teksa një pjesë e politikës e pranon por nuk e jutifikon gjestin, e gjithë pjesa tjetër e sportit duke filluar nga Federata e Futbollit tek Ministria e Sportit janë në mbështetje të dy futbollistëve. Presidenti i Federatës, Peter Gillieron ka deklaruar se me shumë mundësi kjo ngjarje do ta bashkojë më shumë kombin dhe ekipin.


Në stërvitjen e radhës, pas ndeshjes me Serbinë, trajneri Petkoviç ka biseduar nga afër me të dy lojtarët dhe nga fotot e publikuara në mediat zvicerane, duket qartë se ai i ka përqafuar futbollistët në shenjë mbështetjeje ndaj gjestit të tyre. Vladimir Petkoviç është boshnjak i natyralizuar zviceran dhe me shumë mundësi i kupton ndjenjat e futbollistëve me origjinë nga Kosova. Pozitiv ka qenë në deklaratat e tij edhe ministri i Sporteve Guy Parmelin që deklaroi se Zvicra është një vend me shumë gjuhë dhe kultura dhe që të gjithë bashkëjetojnë në mënyrë perfekte. “Festimi i lojtarëve është sipas dëshirës, ndjenjat e tyre janë të kuptueshme”.

Eksperti i integrimit Thomas Kessler, thotë se rëndësi kanë faktet dhe jo simbolet. Shqiptarët sipas tij në Zvicër janë besnikë ndaj këtij shteti dhe se kanë patur impakt pozitiv në ushtri, punë dhe tregëti. Gjërësisht në Zvicër komuniteti i shqiptarëve konsiderohet si kantoni i 27. Influenca e tyre ka bërë që Ministria e Arsimit të vendosë që dokumentet zyrtarë arsimorë veç gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes të publikohen edhe në gjuhën shqipe.

E gjithë Zvicra është në mbrojtje të shqiptarëve edhe për faktin se sipas mediave vendase, provokimi ka ardhur fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i cili raportohet të ketë thënë se “nuk dihet ndaj kujt do të luajmë, kundër kombëtares së Zvicrës, Shqipërisë apo asaj të Prishtinës”.

Tv Klan

Etiketa: festimmbeshtetShaqirixhakazvicra


Ju sugjerojmë

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Morata përfundon zyrtarisht aventurën në Turqi, gati për Serinë A
Sport

Morata përfundon zyrtarisht aventurën në Turqi, gati për Serinë A

11 Gusht, 2025 12:06 pm
Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro
Sport

Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro

11 Gusht, 2025 8:59 am
Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet
Sport

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet

10 Gusht, 2025 8:22 pm
Inter fiton miqësoren ndaj Monaco, i “padëshiruari” Asllani luan 13 minuta
Sport

Inter fiton miqësoren ndaj Monaco, i “padëshiruari” Asllani luan 13 minuta

9 Gusht, 2025 4:38 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA
Sport

Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA

8 Gusht, 2025 5:59 pm
Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?
Sport

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

7 Gusht, 2025 4:28 pm
Para
Vjen goli i parë, shënon Anglia

Përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Panamasë, “Luanët” godasin 5 herë portën kundështare

Këto janë shenjat e horoskopi bëjnë për njëra-tjetrën

Njihuni me shenjat e horoskopit të cilat me zor bien në dashuri

Profesori amerikan shprehet i bindur: Vetëm çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan

Profesori amerikan shprehet i bindur: Vetëm çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan
















TE FUNDIT

BE në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

BE në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë
13 Gusht, 2025

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë...

Lexo më shumë

Prostitucion në Vlorë/ Vihen nën hetim dy kineze, shpallet në kërkim organizatorja

Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion kundrejt pagesave 80-150 Euro, 4 të arrestuar
13 Gusht, 2025

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Gusht, 2025

Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive...

Lexo më shumë

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…
13 Gusht, 2025

Vijon lufta e zjarrfikësve me flakët e zjarrit në bashkinë e Kolonjës edhe këtë të mërkurë. Vatrat në Parkun Natyror...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com