Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudina Hajdari kundër grupit të PD, por merr “pëlqime” nga Erjon Veliaj

2018/06/19 at 6:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Hajdari: Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ditën e sotme, është shprehur kundër debatit të krijuar në Komisionin e Medias, ndërsa degjeneroi në sherr e tension mes deputetëve të PD-së dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shkak u bë prania e kryetarit Veliaj në krah të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë seancës dëgjimore për projektin e Teatrit Kombëtar.

Hajdari edhe pse nuk ka shprehur asnjë herë qëndrimin e vet në grup, megjithëse të hënën u bë mbledhje për këtë çështje, ka preferuar të thyejë rregulloren e GPPD.

Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, deputetja e PD-së shkruan se shfaqja e sotme në Komisionin e Medias, nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit; por u kthye në një boks-politikë, duke mos dhënë asnjë rezultat.

Sipas saj, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu Erion Veliajt e interesit të tij të ngushtë, por jo opozitës, artistëve dhe qytetarëve.

Rregullorja sqaron në nënin 10, pika 1. se për çdo inciativë personale deputeti njofton paraprakisht Kryetarin apo Nënkryetarin e Komisionit që përfaqëson GPPD dhe koordinon veprimtarinë e tij me atë të Grupit Parlamentar.

Kurse neni 19, pika 1. thekson se deputetët e GPPD nxiten të përdorin teknologjinë e informacionit për komunikimin midis tyre. Posta elektronike zyrtare apo metodat kolektive të komunikimit elektronik, përdoren vetëm për qëllime të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe është e ndaluar të përdoren për komunikime apo përgjigje të panevojshme për qëllimet e punës.

Ndërkohë që qëndrimi i saj ka qenë i prerë për mosprishjen e teatrit dhe plotësimin e kërkesave të artistëve. Nuk dihet me saktësi se çfarë e ka bërë deputeten Hajdari të jetë kundër vendimit të grupit të saj parlamentar. Ajo që shihet qartë është pëlqimi që i ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj postimit të saj.

Për çështjen e Teatrit Kombëtar opozita vendosi të thërrasë sërish në seanca të ndara dëgjimore në Komisionin  e Medias të hënën dhe të martën e ardhshme Ministren Kumbaro dhe kryebashkiakun Veliaj.

Etiketa: grupi i pdqendrimi kunderrudina hajdariteatri

Ju sugjerojmë

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Aktualitet

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

27 Korrik, 2025 3:45 pm
Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
Aktualitet

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

27 Korrik, 2025 3:31 pm
Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
Aktualitet

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

27 Korrik, 2025 3:19 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

27 Korrik, 2025 3:11 pm
Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit
Aktualitet

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit

27 Korrik, 2025 2:42 pm
Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen
Aktualitet

Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen

27 Korrik, 2025 2:36 pm
I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit
Aktualitet

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit

27 Korrik, 2025 2:15 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

27 Korrik, 2025 1:50 pm
Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”
Aktualitet

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

27 Korrik, 2025 1:26 pm
“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!
Aktualitet

“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

27 Korrik, 2025 1:20 pm
Para
Botërori ‘Rusi 2018’: Rekord penallti të akorduara

Botërori ‘Rusi 2018’: Rekord penallti të akorduara

E fundit/ Basha nga Selia e PD-së: Rama arreston kukësianët për krime të rënda, narkotrafikantët i le të lirë

Basha -Ramës: I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë

Angela Merkel ka dy javë kohë për të mbajtur bashkë qeverinë e qendrës së djathtë Gjermane

Angela Merkel ka dy javë kohë për të mbajtur bashkë qeverinë e qendrës së djathtë Gjermane

TE FUNDIT

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
27 Korrik, 2025

Pas përfshirjes së punonjësit të policisë në një konflikt fizik në Vlorë, ka reaguar në rrjetin X kryeministri Rama. Kreu...

Lexo më shumë

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
27 Korrik, 2025

Në pamjet që po shihni, ky kamarier 18-vjeçar, i punësuar në bar-restorantin e një hoteli në Vlorë, qëllohet brutalisht nga...

Lexo më shumë

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
27 Korrik, 2025

Arrestohet një 55 vjeçar në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Specialistët e Seksionit...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
27 Korrik, 2025

Anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com