Fansat e aktorit të njohur Johnny Depp u shqetësuan shumë për të që nga momenti që panë fotot që qarkullojnë këto ditë ku duket shumë i dobët dhe i shpërfytyruar. Një fans i tij ka shkrepi një foto në Shën Petërsburg dhe po në të njëjtën gjendje Johnny është fotografuar edhe në Gjermani.
Por askush nuk duhet të shqetësohet sepse shpërfytyrimi i tij ka lidhje me një rol që ai pritet të luajë së shpejti. Ai po përgatitet sepse do të luajë në të vërtetë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer, në filmin “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.
U ngritën disa hipoteza se shkak i këtij ndryshimi drastik mund të ishte bërë përdoimi i alkoolit dhe drogës, ndërkohë që disa të tjerë pretendonin se shkaktar ishtë stresi. Por tashmë çdo gjë është sqaruar dhe Jonny Deep është shëndoshë e mirë. /Blitz.al