Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ 10 zyrtarë të Portit të Durrësit, procedohen për shpërdorim detyre

2018/05/30 at 6:19 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekuestrohen mallra kontrabandë në portin e Durrësit, procedohen penalisht 5 persona

Dhjetë zyrtarë e ish-zyrtarë të Portit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Hetimi u krye nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, Sektori i Hetimit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Durrësit dhe Prokuroria e Durrësit.


Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik, ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e paargumentuar nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.

Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurencën në procedurën e prokurimit publik.

 

Të proceduarit janë:

 

  1. A. L, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

  1. S.T, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. N.H, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. L.K, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. E.K, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. J. R, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. A.M, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

  1. A.K, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera”.

 

  1. Sh.Xh, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

 

  1. Y. K, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

Vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.



Ju sugjerojmë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Para
Video/ Ronaldo ‘injoron’ Perez, nuk i jep dorën

Video/ Ronaldo ‘injoron’ Perez, nuk i jep dorën

Inzaghi rikthehet në Serie A, ja kë skuadër do të drejtojë

Inzaghi rikthehet në Serie A, ja kë skuadër do të drejtojë

Kriza politike e Italisë dhe ndikimi në BE

Kriza politike e Italisë dhe ndikimi në BE
















TE FUNDIT

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Mësohet se pista që...

Lexo më shumë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}