Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të PD-së i ka bërë thirrje të rinjve nga i gjithë vendi pa dallim bindjesh politike, të lënë menjanë sot në orën 12:00 lojërat në rrjetet sociale dhe të protestojnë para Ministrisë së Brendshme.
Të rinjtë do të kërkojnë sot atë që opozita e bashkuar po kërkon prej javësh: dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, vëllai i të cilit rezulton i dënuar për krim të organizuar dhe i denoncuar publikisht pas një audiopërgjimi si i implikuar në trafik droge.