Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Materialet që më grabitën në zyrë, flet prokurori i Durrësit, Afrim Shehu

2018/05/25 at 10:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Materialet që më grabitën në zyrë, flet prokurori i Durrësit, Afrim Shehu

Dy ditë pas grabitjes së prokurorisë së Durrësit, një ngjarje e paprecedent, ka folur prokurori Afrim Shehu lidhur me materialet që janë marrë nga zyra e tij.

“Janë marrë vetëm disa akte ekspertimi, të një dosjeje që ka lidhje me hetimet për komunën Ishëm. Gjithashtu janë grisur disa dokumenta. Nuk është marrë asgjë tjetër”, ka thënë prokurori Shehu.

Shehu më tej, ka hedhur dritë dhe rreth çështjes së grabitjes së serverit me të dhënat e Prokurorisë dhe ngritjen e një Prokurorie tjetër paralele nga ana e krimit.

“Është marrë pajisja që monitoron kamerat. Është marrë serveri i kamerave, jo serveri i të dhënave kompjuterike për institucionin”, ka thënë ai.

Por sa kaq, ai pohon se janë marrë materiale që nuk do i dëmtojnë hetimet.

“Është thyer zyra që është ngjitur me mua, ku janë dy oficerë të Policisë gjyqësore, por objektivi ka qenë zyra ime dhe jo e atyre. Qëllimin e kanë pasur për të prishur hetimet, por kjo gjë nuk do të ndodh. Nuk dëmtohen hetimet, është rast që rikuperohet, pasi materialet janë të administruara dhe në pjesën tjetër të dosjes. Çdo gjë është në rregull, nuk është dëmtuar asgjë nga hetimi”, ka saktësuar prokurori Afrim Shehu.

Gjithashtu ai ka hedhur poshtë zërat, se çështja po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi një ditë më parë në Prokurorinë e Durrësit u paraqit prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

DOSJA E ISHMIT

Prokuroria e Durrësit ka hetuar në bashkëpunim me Departamentin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë, në kuadër të procedimeve penale të bashkuara, në ngarkim të shtetasit Sulejman Ibrahimi, me detyrë ish- Kryetari i Komunës Ishëm nga viti 2011-2015, i cili për shkak të detyrës dyshohet se:


1. Ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje, pjesë e fondit pyjor në bregun e detit në Ish – Komunën Ishëm, në kundërshtim me VKM nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në Det, në ujërat e Brendshme në Thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të Sporteve Ujore”. (katër raste, ku njëri prej tyre është shtetasi G.R, nipi tij).

2. Ka krijuar në mënyrë fiktive shoqërinë “Eco Alba Group” sh.p.k, të regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Iltalian V.B, më seli në fshatin Rrotull, të Komunës Ishëm, Durrës dhe e administruar nga shtetësia Shpresa Merdita, motra e tij. Kjo shtetase nga muaji prill 2013 – tetor 2015 ka qenë e punësuar si Sekretare Ligjore pranë Urbanistikës në këtë Komunë. Kjo shoqëri ka konkuruar dhe fituar procedura prokurimi që kontrolloheshin nga zyra e Urbanistikës pranë kësaj Komune. Në drejtim të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k nga data 27.12.2013 – 18.11.2015, komuna ka xhiruar 17 urdhër-pagesash në vlera të ndryshme (465.000 -5.760.00 lekë).

3. Ka dhënë tokë në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, në kundërshtim me ligjin, në shumë raste:

– Shtetasi B.B, djali i dajës së ish- Kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, në datë 26.01.2015 me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuara (vendosur sekuestro preventive).

– Shtetasi Fadil Hoxha më datë 10.06.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi ka fituar me sipërfaqe toke me sip 5200 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuara (vendosur sekuestro preventive).

– Janë duke u hetuar më shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjarë dhe të afërm të ish-kryetarit), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me shtetasin Enver Shima, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm dhe Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish-Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm.

Në lidhje me faktet e mësipërme, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Ornela Shëmlikaj, e datëlindjes 18.03.1994, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3. Enver Shima, i datëlindjes 05.05.1950, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4. Shpresa Merdita, e datëlindjes 20.04.1970, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Në foto: Prokurori Afrim Shehu

Etiketa: Afrim Shehudosja e ishmitdurresgrabitjagrabitja e prokuroriseprokuror


Ju sugjerojmë

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

28 Shtator, 2025 1:12 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Para
Protesta e opozitës/Habit drejtori i Bashkisë: Kemi hequr sendet e forta nga Bulevardi

Protesta e opozitës/Habit drejtori i Bashkisë: Kemi hequr sendet e forta nga Bulevardi

Pesë arsyet pse nuk bini në peshë…edhe kur mbani dietë

Këto janë produktet që nuk ju lejojnë të dobësoheni

Histori suksesi, nga e alkoolizuar dhe në depresion u bë një mjeke e shkëlqyer

Histori suksesi, nga e alkoolizuar dhe në depresion u bë një mjeke e shkëlqyer
















TE FUNDIT

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
28 Shtator, 2025

Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus,...

Lexo më shumë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
28 Shtator, 2025

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi...

Lexo më shumë

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
28 Shtator, 2025

Pas takimeve të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA), këtë diel PD është...

Lexo më shumë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
28 Shtator, 2025

Autoritetet braziliane nëpërmjet Gjykatës së Lartë Federale kanë urdhëruar arrestimin paraprak të Ervin Matës, 38-vjeçarit shqiptar të shumëkërkuar nga SPAK....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com