Çiljeta Xhilaga është zgjuar shumë e frymëzuar mëngjesin e kësaj të premteje. Këngëtarja shqiptare ka përdorur Instagramin për të publikuar një mesazh për partnerin Alban Hoxha dhe të gjithë meshkujt e tjerë.
Çiljeta publikoi një foto të një luani dhe luaneshe që përkëdhelin njëri-tjetrin me mesazhin mjaft domethënës:
“Një Mbret nuk kënaqet me këdo, por vetëm me Mbretëreshën e vet”.
Lidhja e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën, prej 2 vitesh është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.
Dyshja e njohur e kanë bërë publike lidhjen e tyre vetëm dy muaj më parë, kur Çiljeta publikoi një video me Albanin.