Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Burgjeve që shoqëronin të arrestuarin Mikel Kasaj, i cili u arratis nga salla e gjyqit në Vlorë ditën e djeshme.
Policia tha se ka ndaluar Gjolek Hodajn dhe Granit Zanin. Sipas prokurorisë, dy policët e burgjeve ishin përgjegjës për shoqërimin e të dënuarit.
Pasi mori vendimin e dhënë nga gjykata, Mikel Kasaj kërceu mbi tavolinë, duke ikur me vrap shkallëve të gjykatës deri sa arriti të dalë jashtë. Në pamje duket qartë mungesa e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.
Shihni edhe njëherë pamjet e arratisjes: