Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një qytetare e bën për dy lek Ramën: Të kemi ardhur në sheshe zotrote, nëpër 21 Janare! S’ta kemi borxh arrogancën. Ja si përgjigjet ai

2018/05/21 at 10:45 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama për Krichbaum: Është vetëm një ndër qindra deputetë të Bundestagut gjerman

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në faqen e “Facebook”-ut për akuzat e opozitës dhe audio-përgjimin për të vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.


Disa nga komentuesit kanë kërkuar që Rama të zëvendësonte Xhafajn me një figurë të paimplikuar, por Kryeministri ka insistuar që nuk ka prova për këtë vendim. Ndërkohë që komentues të tjerë kanë thënë se ministri i Brendshëm preket nga vetingu, por, për Ramën, sqarimi ka qenë se ai nuk është efektiv policie, por ministër me mandat të kufizuar nga Parlamenti.

Por ama, komenti më pikant është i një vajze që i shkruan: Presupozohet që ty do të ndiqnim, se të kemi dhënë votën… Të kemi ardhur nga mbrapa sa herë na doje nëpër sheshe, zotrote, e nëpër 21 Janare! S’të kemi ndonjë kusur sot të na përgjigjesh gjithë arrogancë… Nuk është faji ynë që s’na garanton më shpresë dhe siguri në këtë vend!

Edi Rama:  Arrogancë?! Ku e pe që ta kuptoj edhe unë (?), po unë këtu them atë që mendoj e ashtu si e mendoj, e disave u duket arrogancë të folurit pa dorashka! Mirëpo, është shumë e thjeshtë në fakt, arsyeja pse unë reagoj këtu, lidhet me respektin për këdo që është pjesë e këtij rrjeti, sepse as me detyron kush të përgjigjem, as nuk jam pa punë e as kam kohë të tepërt. Quhet RESPEKT, jo arrogancë! Sa për të ardhurat mbrapa meje, kush ka ardhur ka ardhur, sepse e ka menduar të drejtë të vijë dhe ka bërë gjënë e duhur, jo për atë “zotrote”-n që thua ti, ndërkohë që për sigurinë ji shumë e sigurt që ky vend nuk ka qenë asnjëherë më i sigurt se sot – ishin mesatarisht 155 vrasjet në vit deri përpara katër/pesë vjetësh, sot janë 55 mesatarisht dhe të gjitha shifrat e tjera të sigurisë thonë të njëjtën gjë! Edhe për shpresën flasim po deshe, po varet shumë se çfarë ke ti parasysh me atë që thua e unë këtë nuk e di.

REPLIKA TË TJERA TË RAMES ME QYTETARËT NË FACEBOOK

Blero Dalti: A nuk keni një ministër tjetër? Sipas ligjit të vetingut, Fatmir Xhafaj është shumë i nderuar, por automatikisht i shkarkuar. Dhe mos bej krahasime me opozitën, sepse keni tjetër standard. Dhe ne për këtë ju kemi votuar.

Edi Rama: Blero Dalti, sipas cilit ligj të vetingut na qenka automatikisht i shkarkuar, apo mos e di ministrin punonjës policie që ngatërron karrierën në Polici, me mandatin e përkohshëm të ministrit që është aty për një periudhë kohe të kufizuar si i zgjedhur nga Parlamenti?! Me vjen shumë keq që ende sot në Shqipëri, diskutohet një gjë e tillë, kaq elementare që askush nuk e diskuton në botën ku duam të integrohemi plotësisht.

Albano Al: Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, pavarësisht punës pozitive që ka bërë deri tani, morali politik dhe hija e dyshimit nuk zhbëhet më. Në Partinë Socialiste ka dhe njerëz të paimplikuar moralisht apo ligjërisht dhe e vetmja rrugëzgjidhje pozitive do ishte zëvendësimi i Xhafajt me një tjetër.

Edi Rama: Albano Al, jo ore? Aty ku ka zë, nuk është pa gjë, d.m.th. shpif, shpif se diçka mbetet dhe ja ku të paska mbetur edhe ty diçka nga shpifjet! Vazhdo jeto me hijen e dyshimit se nuk është gjë e keqe, madje, është e shëndetshme, po kurrë mos nxirr konkluzione mbi bazë zërash, po vetëm mbi bazë provash, nëse të intereson vërtet e vërteta!

Anton Mirditori: Do dëshiroja vërtet, unë dhe shumica e popullit shqiptar, që të keni të drejtë ju, zoti Kryeministër, por gjërat po rrjedhin aq shpejt sa dhe të drejtë të keni, prapë nuk keni mundur të ruani pastërtinë e qeverisë dhe keni një mungesë modestie të theksuar kur i përgjigjeni pyetjeve direkte. Jemi lodhur duke dëgjuar vetëm përgjigje me kundërakuza ndaj çdo pyetjeje që ju bëhet.

Edi Rama: Anton me vjen keq që qenke lodhur, po çlodhu pak se nuk ke detyrë të më ndjekësh mua, ndërsa unë nuk lodhem dot se s’ma lejon detyra dhe sa për pastërtinë e qeverisë, atë nuk e përcakton balta që hidhet pa hesap në drejtimin tim, po vetëm e vërteta! Ndërsa mungesën e modestisë time kërkoje gjetkë, po jo te përgjigjet e “pyetjeve direkte” që më bëhen mua.

Ledion Hasani: Të gjitha këto janë lojëra politike që bëjnë partitë në Shqipëri, vetëm që të çorientojnë mendjen e popullit, të përdorin politikën vetëm për të krijuar përçarje mes popullit. 28 vjet Shqipëria vazhdon e njëjta me atë të viteve ‘90. E gjitha ka ardhur për shkak se asnjë partie s’i ka interesuar ky vend dhe ky popull, thjesht e kanë parë si pronë private për t’u pasuruar e për të bërë dallavere. Mos vallë politika shqiptare është e lidhur me elementë të jashtëm që i intereson izolimi i Shqipërisë, moszhvillimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Edi Rama: Ledion Hasani, jo ore! Të gjithë njësoj, sipas teje, d.m.th.?! Një këshillë miqësore: Lexo më shumë dhe mëso më shumë, që kur të flasësh, të kesh më shumë për të thënë, sesa të thuash të tërë janë njësoj! As pemët nuk janë njësoj, as kafshët nuk janë njësoj, lëre pastaj njerëzit e partitë që nuk janë kurrë njësoj.

Ilir Zela: Zoti Kryeministër, çudi si gjen kohë dhe shkruan, ti s’pate kohë t’i jepje përgjigje gazetares.

Edi Rama: Ilir Zela, jo, e ke gabim, nuk ishte çështje kohe, po ishte thyerja flagrante e etikës dhe rregullit të një konference shtypi, që e bëri të pamundur dhënien e përgjigjes nga ndërprerjet e vazhdueshme! Gazetarët kanë të drejtën e mundësinë të bëjnë çdo pyetje, po s’bën vaki askund të ndërpresin përgjigjen e kujtdoqoftë që jep një konferencë shtypi, duke replikuar me mikrofon në dorë pas çdo fjalie! Po normal që në kazanin e informimit të publikut, edhe kjo lloj sjellje pa minimumin etik, konsiderohet liri gazetareske.

Eri Hyka: Kemi detyrë që të ndjekim dhe dëgjojmë, Kryeministër, sepse të kemi zgjedhur për të drejtuar. Si dhe ju lutem dërgoni ndonjë fjalë nga ai Komisariati i Korçës “që e vdiqën, në kuptimin e plotë, tjetrin në dajak” të marrim vesh ç’u bë, se na rikthen në kohët më të errëta kjo ngjarje.

Edi Rama: Eri Hyka, dikujt që më ankohet se është lodhur duke më ndjekur, s’kam çfarë i them tjetër, përveçse të çlodhet, se nuk e ka detyrë të më ndjekë! Dhe e vërteta është se në demokraci askush nuk është i detyruar të ndjekë askënd dhe ndjekë vetëm kë ka dëshirë e kur ka dëshirë apo jo? Shumë e thjeshtë kjo, nuk kuptoj ku është problem.

Nënvizim: Emri i vajzës që replikoi me Ramën u hoq me kërkesën e vetë komentueses

Etiketa: arrogancefacebookkomentuesramaSHKARKIMxhafaj


Ju sugjerojmë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

2 Korrik, 2025 6:39 pm
Para
Këto janë 3 shenjat e horoskopit të cilat nuk shohin asnjëherë përtej pamjes fizike

Këto janë 3 shenjat e horoskopit të cilat nuk shohin asnjëherë përtej pamjes fizike

U pyet për audiopërgjimin/ Bardhi: Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të thërrasë ministrin e Brendshëm

U pyet për audiopërgjimin/ Bardhi: Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të thërrasë ministrin e Brendshëm

Këngëtarja serbe habit me deklaratën: Ky është viti i shqiptarëve

Këngëtarja serbe habit me deklaratën: Ky është viti i shqiptarëve
















TE FUNDIT

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
3 Korrik, 2025

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij...

Lexo më shumë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
3 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com