Lori Hoxha është një nga trashëgimtaret e “Top Channel” dhe shpesh kemi menduar se e ardhmja e saj është pikërisht në televizion. Por mesa duket për Lorin televizioni nuk është e vetmja punë të cilën mund të bëjë në të ardhmen.
Një prej fansave e ka pyetur në DM për punën e saj të ëndrrave, dhe Lori nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje dhe madje ta postojë përgjigjen në story.
“Do dëshiroja të isha një konsulente luksi, ose në shit-blerjen e pronave”-i është përgjigjur Lori, duke mos hequr dorë përsëri nga biznesi.