Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr në tribunën VIP, Mziu kapet me gjyqtarin tifoz të Luftëtarit

2018/05/06 at 6:54 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr në tribunën VIP, Mziu kapet me gjyqtarin tifoz të Luftëtarit

Kamza-Luftëtari u luajt edhe në tri bunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastritë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshme dhe presionit veçanërisht në fundin e lojës ndaj presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes.


“Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimit u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollistëve dhe bashkëshortet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshme në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidentit të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë”, tregon Nora.

PËRPLASJA – Pa filluar mirë takimi pati një sherr, që për pak precipitoi në tribunën VIP. Në momentin që ka ardhur në stadium kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, ka lindur një konflikt me delegacionin e ekipit mik. “Çfarë do ti këtu, edhe këtu më erdhe!”, ka qenë britma e Mziut ndaj një prej personave që ishte afër presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo.

Më pas u mësua se kryebashkiaku e kishte me Artan Lazajn, një emër i njohur i gjyqësorit, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lazaj njihet si tifoz i Luftëtarit dhe ndjek shpesh ndeshjet e skuadrës gjirokastrite. Kaosi mbizotëroi në tribunë për pak minuta, derisa me urgjencë erdhi një grup i gatshëm i forcave të rendit dhe rrethoi zonën ku qëndronin gjirokastritët. Në pushim të ndeshjes është larguar për pak minuta kryebashkiaku Mziu, ndërsa Lazaj dhe miqtë e tij nga Gjirokastra kanë qëndruar në tribunën VIP nën masa të rrepta sigurie, derisa përfundoi krejt takimi në Kamzë./panorama



Ju sugjerojmë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen
Sport

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

24 Qershor, 2026 3:03 pm
Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Para
Babai akuzon infermieren për dhunë ndaj foshnjës së sapolindur, prokuroria nis hetimet

Babai akuzon infermieren për dhunë ndaj foshnjës së sapolindur, prokuroria nis hetimet

Futbollisti shqiptar takon aktorin e njohur turk

Futbollisti shqiptar takon aktorin e njohur turk

Qëllohet me armë zjarri Ministri i Brendshëm i Pakistanit

Qëllohet me armë zjarri Ministri i Brendshëm i Pakistanit
















TE FUNDIT

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
26 Qershor, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa...

Lexo më shumë

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}