Biznesmeni i njohur në Shkodër, Xhevat Vataksi është plagosur mesditën e sotme me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në spital ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Sakaq, policia njofton se ka identifikuar autorin e krimit, një person me emrin, Artur Lini 43 vjeç shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Darragjat.
Xhevat Vataksi 60 vjeç, është biznesmen që punon në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Bashkë me vëllezërit ai ka në pronësi restorantin e njohur në hyrje të Shkodrës tek Ura e Bunës me emrin “Vëllezërit Vataksi”. Po kështu mësohet se firma e tij ka fituar tenderin për rikonstruksionin e aksit Bërdice-Trush. Nuk ka ende të dhëna për shkaqet e kësaj ngjarjeje, apo konflikte të mundshme të biznesmenit.
Njoftimi zyrtar i policisë për ngjarjen
Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.
Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A.L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Opinion.al