Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tahiri”, DW: Rasti i parë që do të gjykohet nga drejtësia e re

2018/05/04 at 8:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tahiri”, DW: Rasti i parë që do të gjykohet nga drejtësia e re

Fajtor apo i pafajshëm? 


Prokuroria mund ta hetojë tani ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, njëlloj si ҫdo qytetar të Shqipërisë dhe më tej Gjykata ta shpallë fajtor apo të pafajshëm. Përballjen pa asnjë masë mbrojtëse me drejtësinë e bëri të mundur vetë Saimir Tahiri, me dorëzimin vullnetar të mandatit të tij si deputet i pavarur, të enjten (03.05.2018). Që prej gjashtë muajsh Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton atë për lidhje me trafikun e drogës dhe bashkëpunim me një grup kriminal, gjithashtu nën hetim për të njëjtat dyshime. Në konferencën  për shtyp për dorëzimin e mandatit  ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Rama 1 (2013-2017), tha se deri sa të zbardhet e vërteta “nuk do të jetë deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi dy milion shqiptarë të tjerë”.

Hetim dhe gjykim nga një drejtësi që po kalon vettingun

Në tetorin e vitit të kaluarpër Saimir Tahirin Prokuroria pati dyshime për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij të largët, pjesë e një organizate italo-shqiptare, që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali. Hetimet ndaj grupit në fjalë nisën kur policia italiane zbuloi organizatën në Catania dhe në përgjimet e kryera prej saj, në bisedat mes trafikantëve të drogës, përmendej  disa herë emri  i ish Ministrit të Brendshëm.  A ështe provë vetëm emri? Për prokurorinë po. Për maxhorancën socialiste jo. Deputetët socialistë refuzuan kërkesën e Prokurorisë për të arrestuar Tahirin për mungesë provash dhe faktesh  Ata e përjashtuan Tahirin nga grupi i tyre. Deri dje Tahiri ishte deputet i pavarur, me imunitet parlamentar që mund të heTohej por jo të arrestohej me vendim Gjykate, të kërkuar nga Prokuroria. Çështja Tahirii u shndrrua në kauzën prioritare të opozitës, të kryesuar nga PD. Por  ish Ministri i Brendshëm vijoi sulmet e ashpra ndaj opozitën edhe në konferencën për shtyp të dorëzmit të mandatit  të tij parlamentar.

“Nuk pranoj të dëgjoj që ma bën gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar. Nuk e pranoj për askënd dhe asgjë, kurrë. As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për t’i bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.” – tha Tahiri.

Ai theksoi se opozita “ka kriminelë të pahetuar, të pagjykuar dhe të pandëshkuar”. Argumentat për një sulm të tillë nuk mungojnë. Në vitin 2009, kur PD-ja ishte në pushtet. eksponentë të saj u hetuan për korrupsion por çështja nuk shkoi në Gjykatë. Ajo u mbyll për parregullsi në procedurë pa marrë as pafajësi, as fajësi. Në janar të vitit 2011, në protestën e socialistëve, atë kohë në opozitë, u qëlluan me armë zjarri dhe u vranë 4 demostrues të paarmatosur, ngjarje që ende nuk është zbardhur. Hetimet ndaj Tahirit nisën vitin e kaluar kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla , që pas përfunimit  të mandatit të tij dha dorëheqjen nga punësimi në sistemin e drejtësisë dhe sipas ligjit u përjashtua nga vettingu. Por dokumente dhe fakte te publikuara në media kanë sjellë tani hetimin e tij në gjendje të lirë për korrupsion dhe pastrim parash.

Zbatim i vettingut po sjell  një situatë tjetër në Shqipëri. Gjykatësit dhe prokurorët po i nënshtrohen vettingut. Ata që po kalojnë skanerin e tij do të jenë gjykatës dhe prokurorë të pakorruptueshëm nga politika, që do të mbikqyren nga ndërkombëtarët. Kjo është një bazë për një hetim të pavarur nga politika edhe ndaj rastit Tahiri. Një  rast për zbardhjen e së vërtetës. Ndofta “Çështja Tahiri”do të bëhet rasti i parë i një drejtësie që bën drejtësi për një ish-zyrtar të lartë në qeverinë e forcës politike që është në pushtet. Tani Tahiri është pa imunitet ndaj gjithë spektrit të masave që prokuroria mund të marrë ndaj tij për ta hetuar dhe e ҫuar atë në Gjykatë.

Opozita skeptike 

Opozita është skeptike se dorëzimi i mandatit  të deputetit të pavarur nga vetë Saimir Tahiri do t’i mundësojë  Prokurorisë  të bëjë punën e saj pa kufizime. Për opozitën ky veprim i Tahirit është vazhdim i  “Paktit Tahiri –Rama, një “manovër politike” pasi sipas saj kryemnistri Rama ka nën kontroll të plotë prokurorinë. Opozita e konsideron gjithashtu dorëzimin e mandatit të deputetit pasojë të presionit që sipas saj, iu bë kryemnistrit Rama në Berlin. Ajo  citon që gjatë takimeve të Ramës me deputetë gjermanë të jetë thënë prej këtyre të fundit se  “është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë” .

Tani në test është drejtësia e reformuar. Qëndrueshmëria e rezultateve të saj për të bërë drejtësi dhe luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin do të jetë ajo që do mund të kthejë skepticizmin e vendeve të BE-së ndaj progresit të Shqipërisë në një votë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit në Këshillin Europian në qershor të këtij viti. /DW/

 

Etiketa: drejtesia e reDWgjykimirasti i paretahiri


Ju sugjerojmë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
Aktualitet

Rinumërimi i votave, Berisha: S’është kërkesë e PD, por e kandidatëve

24 Qershor, 2025 1:28 pm
Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
Aktualitet

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

24 Qershor, 2025 1:15 pm
Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia
Aktualitet

Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia

24 Qershor, 2025 1:13 pm
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë

24 Qershor, 2025 1:04 pm
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin
Aktualitet

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin

24 Qershor, 2025 12:55 pm
Para
Drejtuesit e Facebook-ut nën presion për transparencë

Facebook ka menduar edhe për beqarët, zbuloni risinë e këtij aplikacioni

Në Gjykatën Kushtetuese tashmë “zot” janë policët dhe barcaletat e shoferëve

Në Gjykatën Kushtetuese tashmë “zot” janë policët dhe barcaletat e shoferëve

Rama: Ne dhe BE jemi një, të respektohemi aq europianë sa jemi

Rama: Ne dhe BE jemi një, të respektohemi aq europianë sa jemi
















TE FUNDIT

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
24 Qershor, 2025

Goditi me sende të forta një punonjëse të OSHEE, pasi kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike në...

Lexo më shumë

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
24 Qershor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com