Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Dembelët e Ballkanit’/ Ne shqiptarët, me ligj fabrikojmë pushime

2018/05/01 at 5:57 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Dembelët e Ballkanit’/ Ne shqiptarët, me ligj fabrikojmë pushime

Maji është një ditë simbolike për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në mbarë botën.


Në Shqipëri, prej vitesh e ka humbur simbolikën dhe është kthyer në një ditë pushimi, kryesisht për punonjësit e administratës shtetërore, ndërsa në sektorin privat jo të gjithë e bëjnë pushim, teksa mbrojtja ligjore për punët jashtë orarit dhe ditëve të pushimit në Shqipëri është e ulët.

Jo më kot vendi ynë rezulton që ka orë shumë më të gjata pune sesa mesatarja e vendeve të zhvilluara. Sipas INSTAT, që i referohet vitit 2017, në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë. Ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD është 1764 orë. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 409 orë më shumë. (http://ëëë.monitor.al/punetore-apo-jo-produktive-shqiptaret-rekord-ne-europe-per-oret-e-gjata-te-punes/)

Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.

Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.

Por, pavarësisht se punojmë me orë të zgjatura, ditët zyrtare të pushimit nuk i kemi të pakta, madje kryesojmë në rajon. Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 34 ditë pushimi të paguara.

Sipas Kodit të Punës, në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Ndërsa festa zyrtare numërohen 14, (shiko tabelën). Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi (kjo është llogaritur vetëm si një ditë pushimi).

Me 34 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të lartë të ditëve zyrtare të pushimit. Në Malin e Zi, sipas të dhënave janë 8 ditë pushimi zyrtar. Në shtetin më të ri të Europës, Kosovë, duke iu referuar të dhënave zyrtare ka rreth 9 ditë pushimi, përveç të shtunave dhe të dielave, dhe ditëve kur pushimet i bien gjatë fundjavës. Në Serbi, Maqedoni dhe Bosnje, janë rreth 11 ditë zyrtare pushimi.

Për sa i përket ditëve totale të paguara, Shqipëria numëron rreth 34 ditë, numri më i lartë në rajon. Më pas renditet Mali i Zi me 32 ditë pushimi të paguara, Bosnja me 31, Serbia me 31, dhe Kosova me 29.

Në Europë, sipas një harte të publikuar nga Ëikipedia, në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Malta me 40 ditë, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi. Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar me 32 ditë pushimi. Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara.

Vendet që kanë numrin më të ulët të pushimeve, me 21 ditë, është Izraeli, Greqia me 24 ditë, Turqia me 26.

 

Etiketa: dembelet e ballkanitfabrikojme pushimeligjishqiptaret


Ju sugjerojmë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Para
Largohet nga Arsenal, Wenger synon të drejtojë kombëtaren e Francës

Largohet nga Arsenal, Wenger synon të drejtojë kombëtaren e Francës

Video/Shqipëria në BE në vitin 2021, ky është parashikimi i astrologes

Astrologia Meri Shehu, tregon shenjat me fat dhe ato që nuk i kanë punët mirë këtë muaj

Llogaritë e ‘numrave’: Spanja fiton Botërorin

Llogaritë e ‘numrave’: Spanja fiton Botërorin
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}