I ftuar mbrëmjen e të hënës në ‘Opinion’ gazetari Mustafa Nano, është shprehur se PD nuk do të përçahet sepse ish deputetët dhe figurat e njohura të PD-së të cilat kanë dal kundër Bashës nuk janë duket përgatitur ndonjë formacion të ri politikë: “Mesa di unë PD nuk përçahet. Sepse të gjithë njerëzit që i shoh që kanë objeksione dhe kritika ndaj liderit të PD-së nuk e kanë në plan që të krijojnë ndonjë parti të re.”
Sipas Nanos, Partia Demokratike është në ditë të zezë, sepse sipas tij heroi aktual i PD është Ibsteni, ish kryetari i PD-së në Kukës i cili mbajti në Kongrese një fjalim kritikë ndaj Bashës.
Ristai ndërhyri dhe tha se Ibsten Elezi ka gënjyer në fjalimin e tij në kongres.
Ndiqni në videon më poshtë deklaratën e plotë:/Opinion.al