Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta darkë me Patriakun e Moskës: Vizita juaj mesazh solidariteti dhe paqeje në Shqipëri

2018/04/29 at 9:37 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta darkë me Patriakun e Moskës: Vizita juaj mesazh solidariteti dhe paqeje në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta shtroi një darkë mbrëmjen e sotme për nder të Patriakut të Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill me rastin e vizitës historike në vendin tonë. Aty merrnin pjesë familja Meta, përfaqësues të delegacionit të Patriarkanës ruse, Kryepeshkopi Anastas, drejtues të bashkësive fetare në Shqipëri, Nunci Apostolik Imzot Broën, Ambasadori rus Karpushin, etj.


“Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri si dhe thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare, të cilën ne përpiqemi ta përsosim e ta pasurojmë më tej”, me këto fjalë iu drejtua Meta të pranishëme, bën të ditur zyra e shtypit.

Po kështu ai ka përmendur sakrificën që kanë kaluar klerikët në Shqipëri në diktaturë. “Shumë nga klerikët u burgosën, u internuan ose u martirizuan nga regjimi më i ashpër komunist i kohës. Me qindra objekte të kultit u rrafshuan e u rrënuan si dhe klerikët e udhëheqësit shpirtërorë të bashkësive fetare, u persekutuan pa mëshirë. Kjo kohë e errët e historisë së besimit në Shqipëri mori fund në vitin 1990, me ndryshimet demokratike, për të filluar epokën e re të ringjalljes së besimit dhe ringritjes së institucioneve të kultit. Dëshiroj të përcjell për të gjithë prijësit e bashkësive fetare këtu, mirënjohjen dhe admirimin e thellë për misionin fisnik e hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta!”, tha Meta.

Më tej, Presidenti ka vlerësuar rolin e Kryepeshkopit Anastas. “Kontributi dhe përkushtimi i tij ndër vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe arsimimit dhe përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, që kanë kontribuuar në lartësimin e besimit dhe përhapjen edhe jashtë Shqipërisë, të vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve”, u shpreh Meta.

Ndërsa duke iu drejtuar Patriakut të Moskës, Meta tha:“Unë jam besimplotë se vizita Juaj do t’i shërbejë këtij misioni universal, falë përvojës, urtësisë, fuqisë shpirtërore dhe ndjenjës së solidaritetit që ju po përcillni në Shqipëri. Jetojmë në kohë të vështira të përmbysjeve sociale dhe të transformimeve të vrullshme të teknologjisë dhe komunikimit, të cilat sfidojnë çdo ditë individin, familjen, shoqëritë, qeveritë, shtetet dhe institucionet fetare. Gjuha e urrejtjes, e dhunës, veprimet intolerante, shfaqjet e diskriminimit e paragjykimet fetare e etnike, terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda humanitare janë sot rreziku më i madh për njerëzimin. Fetë dhe besimet kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm për një ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe universale mes popujve dhe kombeve. Feja nuk duhet përdorur kurrë në shërbim të ideve dhe qëllimeve të dhunshme. Ajo duhet t’i shërbejë gjithmonë paqes, dashurisë, solidaritetit dhe harmonisë. Sepse siç na mësojnë edhe librat e shenjtë, Zoti është paqja e jo dhuna!”, përfundoi Presidenti.

Etiketa: darkëmetmetaPatriaku i Moskës dhe Gjithë RusisëShenjtërinë e Tij Kirillshqiperivizita


Ju sugjerojmë

Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Aktualitet

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

6 Gusht, 2025 5:20 pm
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Aktualitet

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

6 Gusht, 2025 1:42 pm
Para
Vrasja e shqiptarit në Francë për motive banale: Fqinji e qëlloi me çifte se bënte zhurmë në shtëpi

Vrasja e shqiptarit në Francë për motive banale: Fqinji e qëlloi me çifte se bënte zhurmë në shtëpi

Midhja e Butrintit me salmonelë? Reagon ashpër Peleshi: Kjo është kriminale

Midhja e Butrintit me salmonelë? Reagon ashpër Peleshi: Kjo është kriminale

“Fshati i lotëve”, familjarët vajtojnë 1 658 personat e zhdukur

"Fshati i lotëve", familjarët vajtojnë 1 658 personat e zhdukur
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

Patos, digjen 4 hektarë me pisha
6 Gusht, 2025

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Lexo më shumë

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
6 Gusht, 2025

138 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com