Seksi është një nga aktivitetet pa të cilin marrëdhënia nuk do kishte kuptim. Ka mënyra se si ta përmirësojmë, por ka edhe nga ato gjëra të cilat nuk duhet t’i bëjmë kurrë. Për këtë flasin ekspertët, të cilët ju sugjerojnë 3 veprime që nuk duhen bërë kurrë përpara aktit.
1 – Mos pini kurrë shumë alkool – Vërtet që dy gota alkool mund t’iu sjellin në qejf, por nëse e teproni atëherë gjërat mund të mos shkojnë si duhet. Meshkujt mund të humbasin ereksionin, ndërsa femrat mund të mos shijojnë siç duhet.
2 – Mos konsumoni ushqime pikante – Ato kanë premisat të ndryshojnë aromën e lëkurës, sidomos në pjesën gjenitale. Më mirë shmangini gjatë seksit.
3 – Mos u depiloni para seksit – Depilimin mund ta bëni çdo ditë, por jo para se të bëni seks. Lëkura do jetë e irrituar dhe mund të ndjeni më shumë dhimbje ose djegie./Opinion.al