Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga kamerat te përgjimet e telefonave, si u zbuluan fierakët që vodhën 100 milionë

2018/04/14 at 11:24 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kamerat te përgjimet e telefonave, si u zbuluan fierakët që vodhën 100 milionë

Përfundon seanca e verifikimit ndaj dy të rinjve nga Levani i Fierit të ndaluar për vjedhjen e një benzi dhe 100 milionë lekëve një vit më parë, ngjarje e ndodhur në fshatin e tyre, në Levan të Fierit.


Prokurori i çështjes, Dorjan Tafili, ka kërkuar që dy të arrestuarit, Renaldo Latifi 22 vjec dhe Xhuljan Muça 24 vjeç të mbeten në masën e arrestit burg pa afat të caktuar pak ditë më parë nga gjykata e Fierit.

Pas shqyrtimit të provave të siguruara gjatë hetimit një vjeçar që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen 100 milionëshe, gjyqtarja e çeshtjes Matilda Shalla ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar me datë 11.04.2018 “Arrest me burg” pa afat për veprën penale “ Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Si u zbuluan 

Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifikimin e një prej dy të rinjve të arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autovetture tip Benz dhe 10 milionë lekëve të reja një banori nga Levani i Fierit.

Një prej të arrestuarve të djeshëm, Renaldo Latifi 22 vjeç nga Levani i Fierit, është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti, teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me në çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.

Nga këqyrjet e pamjeve filimike është konstatuar se rreth orës 07.29 minuta me orën e camera, ka kaluar Renaldo Latifi në drejtim të vendit të ngjarjes ku në anë të rrugës ka qenë parkuar makina e shtetasit Xhemal Kalemaj.

Nga këqyrja e tabulteve telefonike, ka rezultuar se i ndaluari Xhuljano Muça, më datë 29.05.2017 paradite ka qenë në Levan e në Panaja të Vlorës dhe jo në Vlorë, ashtu si ka deklaruar.

Ndërsa Renaldo Latifi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë datës 29.05.2017 në fshatin Levan. Nga hetimet ka rezultuar se Xhuliano Muçaj është bashkëpunëtor i Renaldo Latifit. Ky i fundit është kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.

Nga hetimet me metoda speciale dhe përgjimet ambientale e telefonike është arritur të sigurohen prova se dy të ndaluarit kanë kryer vjedhjen e Benzit dhe 10 milionë lekëve të reja të Xhemal Kalemajt.

Të dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme rreth veprimeve të tyre ditën e ngjarjes. Ndërsa Xhuliano Muça ka pretenduar se ka qenë së bashku me Renaldo Latifin të cilin e ka transportuar me mieti e tij, Renaldo Latifi ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ëhstë largua me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës.

Ata akuzohen për veprën penale “vjedhje me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Më datë 29.05.2017, Xhemal Kalemaj me banim në lagjen Afrim i ri ka dalë nga shtëpia me mieti e tij tip mercedes Benz me targa AA895 OY, bashkë me bashkëshorten e vetë rreth orës 06.20 të mëngjesit për të shkuar në punë si zakonisht te dyqani i mallrave bujqësore të cilin e ka në fshatin Levan Fier.

Në bagazhin e makinës kanë futur shumën e rreth 100 milionjë lekëve të vjetra brenda në një qese plastike, me të cilat janë shprehur se do të likujdonin borxhet që kishin, një kredi e do të kryenin të tjera shpenzime.

Ka shkuar në fshatin Levan rreth orës 06.40 dhe ka parka makinën përpara dyqanit të tij në anën tjetër të rrugës kryesore të Levanit dhe ka nisur të shkarkojë mallin nga një kamion me pleh kimik që kishte mbërritur nga Kavaja. Kur ka mbaruar shkarkimin ka shkuar të marë makinën e tij, por nuk e ka gjetur tek vendi që e kishte parka.

Më pas, ka lajmëruar policinë dhe së bashku me një shogun e tij ka shkuar në shtëpi, për të mar celësat e makinës tjetër që e kishte të parkuar në magazinën prapa dyqanit në Levan. Kur ka shkuar në shtëpi ka parë se ishte prerë e shqyer zgara e dritares dhe ka konstatuar se mes të tjerave i kishin vjedhur edhe kopjen e çelësave të Benzit që ishte zhdukur.

Arrestimi 

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K.

Ndalohen 2 autorët e vjedhjes.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:

1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.

2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal./M.Rama/

Burimi: Panorama

 

Etiketa: 100 milionetfieraketkameratpergjimet e telefonave


Ju sugjerojmë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Policia ndalon Stresin, motivet të paqarta

Policia e kapi me drogë, zbardhet dëshmia e Stresit

E fundit/ Përfshihet nga zjarri shtëpia 3 katëshe, i moshuari përfundon në spital

Lajmi i Fundit/ Merr flakë banesa në Elbasan

Donin të hiqnin qafe 27-vjeçarin, pranga grekut dhe dy shqiptarëve

Donin të hiqnin qafe 27-vjeçarin, pranga grekut dhe dy shqiptarëve
















TE FUNDIT

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
24 Shtator, 2025

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze...

Lexo më shumë

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
24 Shtator, 2025

Pas gati një jave pezullimi, Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij, duke u shprehur me emocion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com