Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet në Siri: Tre lëvizjet kyçe të Trumpit kundër Assadit dhe a do të ketë përplasje me Rusinë dhe Iranin

2018/04/14 at 10:15 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet në Siri: Tre lëvizjet kyçe të Trumpit kundër Assadit dhe a do të ketë përplasje me Rusinë dhe Iranin

Tre objektiva janë goditur në periferi të Damaskut dhe Homsit, të treja ngushtësisht të lidhura me përdorimin e armëve kimike. SHBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë hedhur në veprim natën e djeshme. Ka qenë presidenti i SHBA, Donald Trump, që ka lajmëruar sulmin rreth orës 21.00 me orën amerikane. Një fjalim direkt në televizion, me tre pika kyçe. E para: “Vitin e kaluar, SHBA i janë përgjigjur bombardimit kimik të urdhëruar nga Bashar al Assad, duke shkatërruar 20% të aviacionit sirian.


Të shtunën e kaluar, regjimi i Assadit ka përdorur sërish armë kimike në fshatin e Doumas: një përshkallëzim domethënës i këtij regjimi vërtetë të tmerrshëm”.

Reagimi i SHBA dhe i aleatëve, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është pra më “i fortë” në krahasim me 2017, sepse është reagim ndaj krimeve të “përbindëshit” Assad.

Pika e dytë, themelore në planin politik: sulmi nuk është drejtuar ndaj Rusisë dhe Iranit, megjithatë Trumpi ka “një pyetje” për këta dy vende: “Cili lloj shteti do të donte të ishte i lidhur me vrasjen në masë të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm? Rusia mund të zgjedhë nëse do të vazhdojë të zbresë në këtë lloj humbëtire, apo nëse dëshiron të bashkohet me vendet civile si një forcë për paqen dhe stabilitetin. Një ditë, shpresojmë, do të biem dakord me Rusinë, dhe ndoshta dhe Iranin. Ose ndoshta jo”.

Në fund, treguesi strategjik: “SHBA kanë një forcë të vogël ushtarake në Siri, e përqëndruar në eleminimin e ISIS. Amerika nuk është e interesuar për një prani të pafund në Siri. Amerika nuk ka iluzione. Nuk mund të pastrojmë botën nga e keqja. Do të bëjmë më të mirën tonë për të kontribuar për paqen në Lindjen e Mesme. Por fati i atij rajoni është tashmë në dorë të popujve të vet”.

Një orë më vonë, në 22.00 me orën amerikane, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis ka mbajtur një konferencë për shtyp në Pentagon. Mattis dhe gjenerali Joseph Dunford, koordinatori i shtabit të forcave të armatosura, kanë dhënë detajet e para mbi sulmin, që zgjati pothuaj një orë. Janë goditur tre objektiva: një qendër kërkimesh shkencore për zhvillimin e armëve kimike në zonën e Damaskut dhe dy depozita, një me gaz Sarin në veri të Homsit. Shefi i Pentagonit ka këmbëngulur për zgjedhjen e objektivave: “Kemi shënjestruar infrastruktura të regjimit sirian, pa përfshirë popullsinë dhe personel të huaj”./bota.al

 

Etiketa: perplasjatre levizje kycetrump kunder assad


Ju sugjerojmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Gjyshja që po vë në siklet edhe modelet 18-vjeçare, i mahnit të tërë me pamjen e saj

Gjyshja që po vë në siklet edhe modelet 18-vjeçare, i mahnit të tërë me pamjen e saj

Presidenti Meta: Mbështesim sulmet ushtarake të Perëndimit ndaj Sirisë

Presidenti Meta: Mbështesim sulmet ushtarake të Perëndimit ndaj Sirisë

‘140 kokrra me ia rras ballit’, shkodranët janë gati për të pritur Ramën

'140 kokrra me ia rras ballit’, shkodranët janë gati për të pritur Ramën
















TE FUNDIT

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}