Jemi vetëm një muaj larg nga dasma bretërore në Britani. Princ Herry dhe Meghan Markle janë në ditët e fundit të përgatitjeve, dhe së shpejti do të jenë zyrtarisht të martuar. Disa detaje të dasmës janë bërë publike, ndërsa të tjera vijojnë të dalin çdo ditë. Në kohët e tanishme çiftet e reja sidomos kur në lojë ka shumë para, firmosin kontrata paramartesore. Mesa duket çifti i ri as nuk e çon në mendje ndarjen, pasi së fundmi Herry ka refuzuar të firmosë një kontratë paramartesore me bashkëshorten e tij të ardhshme.
Çifti duket aq i sigurtë në dashurinë e tyre, sa e kanë përjashtuar ndarjen si opsion. Kjo në fakt është një shenjë e mirë, pasi tregon se dashuria e vërtetë është ende aty.