Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja një vit më parë në Durrës, bashkëshortja e viktimës: Pasi e vranë, kontrolluan nëse vdiq apo ishte gjallë

2018/04/09 at 9:09 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja një vit më parë në Durrës, bashkëshortja e viktimës: Pasi e vranë, kontrolluan nëse vdiq apo ishte gjallë

Në njëvjetorin e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, vrasësit janë ende të lirë! Bashkëshortja e tij, Vjollca, dëshmitare okulare, tregoi për “Fiks Fare” se gjatë këtij viti janë bërë hetime dhe gjykime, por autorët e vërtetë janë jashtë hekurave të burgut. Dhe, sipas saj, gjithçka ka qenë e stisur, pasi prokurorët dhe gjyqtarët kanë marrë lekë.


Vjollca kërkon me forcë burgosjen e shtetasit Jurgen Kurti, për të cilin thotë se “është përgjegjës për dy vrasje, burrit tim dhe babait të tij”. Fiksi transmetoi edhe pamjet filmike të momentit të vrasjet, ku duket se në vendngjarje është edhe Jurgen Kurti. Por, pas ngjarjes së 11 prillit 2017, Jurgen Kurti u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë, ndërkohë, dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi u arrestuan. Kostandini u shpall i pafajshëm, ndërsa Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

“Janë hedhur miliona lekë”

Vjollca Arapi thotë që gjykata nuk ka marrë parasysh si provë pamjet filmike që ajo ka dorëzuar. “Vritet me qepena të mbyllur dhe thonë që është vrasje nga pakujdesia. Dëshmia ime nuk u mor parasysh. Kishte dëshmi të rreme që i leverdiste edhe prokurorit edhe gjyqtarit. Kamerat e faktojnë një gjë të tillë. Në vrasje kanë marrë pjesë tre kriminelë. Pasi e vranë burrin tim, shkonin dhe e kontrollonin nëse vdiq apo është gjallë. Nuk kam besim te drejtësia” vijon Vjollca. Ajo thotë se i ka dërguar letër edhe prokurores së Përgjithshme në detyrë, Arta Markut.

“Kam mbyllur aktivitetin dhe jetoj me frikë. 30 minuta përpara ngjarjes, burri im vjen në dyqan. Më thotë se kishe bërë llafe me Jurgen Kurtin, që është dhëndër i Kostandin Ekonomit. Jurgen Kurti ka vrarë edhe babain e vet në 9 prill 2016 dhe dënimin e mori daja. Këtë procedurë e nxori edhe te Kostandin Ekonomi që mori pafajësinë” thotë Vjollca, ndërsa beson se te kjo çështje janë hedhur milona lekë. “Kanë paguar prokurorin, gjyqtarin. Kam shumë prova. Pas tre muajsh që Kostandin Ekonomi vrau burrin tim, del nga burgu i pafajshëm. Nuk ka mundësi që të mbyllësh qepenin dhe të thuash vrasje nga pakujdesia. Edhe sikur te dhunohej një banesë, dënohesh. Jo që të vrasësh. Kam kërkuar pushimin e vendimit të Kostandin Ekonomit me çfarë motivi e ka nxjerrë ky prokuror dhe i dha pafajësinë. Kjo është prova më e madhe. Se s’ka mundësi t’i japë pushim vendimi atij, unë s’kam marrë akoma vendim pushimi” tregon Vjollca. Më tej shton se kur iu vra burri, nga hetimet doli se vrasje ishte bërë me mjete të forta dhe prerëse. Por më pas dolën dy epikriza, ku në njërën prej tyre, doli që vdekja ishte bërë në spital. Ndërkohë, në raportin tjetër rezulton se bashkëshorti im ka vdekur nga zemra. “Burri im po të kishte vdekur nga zemra do kishte vdekur aty, por ai vdiq në spital pas 30 minutash. Unë kam punuar vetë në spital dhe e di si mbyllen gjërat. Mjekësia i mbyll gjërat 7 pash nën dhe” thotë Vjollca.

Kamerat e sigurisë; Jurgen Kurti në vendngjarje!

Fiks Fare transmetoi edhe pamjet e tre kamerave të sigurisë, të instaluara në disa biznese në Durrës. Këto pamje i solli zonja Vjollca Arapi. Në këto pamje duket se në vendngjarje janë tre persona; Jurgen Kurti dhe Kujtim dhe Konstandin Ekonomi. Në këto regjistrime duket qartë se Jurgen Kurti ka pasur një rol aktiv. Ai ka qenë gjatë gjithë kohës në vendngjarje. Ka lëvizur shpesh te dyqani i viktimës. Madje, ka hyrë edhe brenda lokalit. Në pamjet duket edhe bashkëshortja e viktimës, e cila me duart në kokë lëviz me shpejtësi. Por, ashtu siç e tha edhe denoncuesja, Gjykata e Durrës dënoi vetëm Kujtim Ekonomin me 5 vite burg.

 

Etiketa: bashkeshortjadurresnje vit me pareVrasja


Ju sugjerojmë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 Qershor, 2026 8:04 am
“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Para
Kjo këngëtare çmend ndjekësit, u tregon tatuazhin në pjesën e poshtme të vitheve

Kjo këngëtare çmend ndjekësit, u tregon tatuazhin në pjesën e poshtme të vitheve

Foto video/ Brenda ditëlindjes së Xhensilës

Foto video/ Brenda ditëlindjes së Xhensilës

FotoLajm/ Përlotet gazetari Blendi Fevziu

FotoLajm/ Përlotet gazetari Blendi Fevziu
















TE FUNDIT

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
22 Qershor, 2026

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm. Ata janë ulur në...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
22 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në pamjet e publikuara shihen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2026

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}