Këngëtaren Aurela Gaçe e ka kapur nostalgjia në Instagram. Së fundmi ajo ka bërë një seri postimesh me foto të viteve ’90, madje në njërën prej tyre ajo shfaqet edhe me këngëtarin Dashnor Diko.
Ajo që na bën përshtypje në këtë seri postimesh është një foto e veçantë ku Aurela shkruan:
“1998. Koha kur të gjithë më shanin në rrugë (se s’kishte Facebook dhe Insta) pse kisha qethur kokën, pse vishesha si të doja, pse lyhesha si të doja. Sot quhesh trendy, atëherë quheshe e çmendur,” kujton këngëtarja./Opinion.al