Ndarjet e çifteve të famshme janë të vështira. Sigurisht më shumë për ta sesa për fansat e tyre, por le të themi që edhe fansat ndjejnë një lloj mërzie. 2018 deri tani ka qenë një vit i vështirë për disa personazhe publikë. Ja cilat janë çiftet që i kanë dhënë fund lidhjeve deri tani:
Jenna dhe Channing Tatum
https://www.instagram.com/p/9fwHKLACM3/?utm_source=ig_embed
Pas 9 vitesh martesë, Jenna dhe Channing Tatum shokuan fansat kur lajmëruan ndarjen e tyre.
“Para së gjithash, është e çuditshme që duhet ta ndajmë këtë ngjarje me të gjithë ju por kjo vjen si pasojë e jetës që kemi zgjedhur, për të cilën jemi edhe shumë mirënjohës, ” shkruajtën çifti.
Ata i siguruan fansat që asgjë nuk ka ndryshuar te mënyra sesi e duan njëri-tjetrin, por rrugët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme. Tashmë ata janë dy shokë të ngushtë që kanë kuptuar që kanë nevojë për pak kohë larg nga njëri tjetri. Çifti u njohën në vitin 2006 e u martuan në vitin 2009. Jenna dhe Channing kanë edhe një vajzë 5 vjeçare.
Kendra Wilkinson dhe Hank Bassett
https://www.instagram.com/p/BcqMPbtgaP7/?utm_source=ig_embed
Ish modelja e Playboy postoi një video në Instagram ku konfirmonte ndarjen nga bashkëshorti i saj. Mes lotësh në video ajo thotë se bëri të pamundurën që kjo martesë të funksiononte dhe që do të ndjente gjithmonë dashuri për Hank.
Çifti u martua në vitin 2009 por kur Kendra ishte 8 muajshe shtatzënë në vitin 2014, ata u përballën me një skandal ku u bë publike një lidhje jashtëmartesore e Hank Bassett.
Logic dhe Jessica Andrea
https://www.instagram.com/p/BcLqrJzD3qy/?utm_source=ig_embed
Pas dy vitesh martesë, rreperi Logic dhe bashkëshortja e tij lajmëruan divorcin. Ata të dy u shprehën që martesa nuk funksionoi dhe janë shumë më mirë si shokë.
“Është shumë e thjeshtë, nuk pati grindje, tradhti, asgjë. Nuk ka inate dhe zemërime në mes. Ne e duam shume njëri tjetrin dhe do vazhdojmë kështu deri në fund të jetës.”
Dyshja duket se nuk ka gënjyer për pjesën e të mbeturit shokë sepse ende i komentojnë njëri tjetrit në Instagram “Shokë të ngushtë përgjithmonë! Të dua.”
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux
https://www.instagram.com/p/BXbjAnHlbx3/?utm_source=ig_embed
Aniston dhe Theroux i shokuan fansat kur lajmëruan në shkurt se po ndahen, pas më shumë se dy vitesh martesë.
“Për të shmangur spekulimet, po e bëjmë vetë publike ndarjen,” tha publicisti i Jennifer për People. “Vendimi ishte i dyanshëm dhe u mor në fund të vitit që shkoi. Ne jemi miq të mirë që rrugët tona morën drejtime të ndryshme, por që do të vazhdojmë ta ruajmë miqësinë.
Nicki Minaj dhe Nas
https://www.instagram.com/p/BZKUkKQBaqE/?utm_source=ig_embed
Nicki dhe Nas u ndanë në janar pas 7 muajsh lidhje. Sipas burimeve, ata thjesht u larguan nga njëri tjetri pa shpjegim, pa arsye. “Ata nuk ishin kurrë bashkë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Ishte e vështirë ta çonin lidhjen përpara.”
Elon Musk dhe Amber Heard
https://www.instagram.com/p/BTP1xBzFke5/?utm_source=ig_embed
Amber dhe Elon kanë pasur një histori lidhje-ndarje të vazhdueshme por mesa duket kësaj rradhe janë ndarë një herë e mirë. Sipas burimeve Elon vendosi që kishte ardhur koha t’i jepnin fund dhe Amber ra dakort.