Aktorja e njohur turke ka humbur fëmijën në muajin e katërt të shtazënisë. 37-vjeçarja Begum Kutuk e njohur si “Defne” e serialit “Një pjesë e imja”, po kalon tashmë moment të vështirë.
Vetëm dy javë më parë Kutuk kishte bërë publike shtazëninë e saj, ndërsa në media u shpërnda edhe një foto, ku ajo dukej në këtë pritje të ëmbël të fëmijës së parë, pas 8 vitesh martesë me karikaturistin e njohur Erdil Yasaroglu.