Ditën e djeshme u luajt në Burrel sfida e kategorisë së Parë, në grupin A, mes Burrelit dhe Tërbunit. Takimi ishte pa shumë raste dhe përfundoi me rrjeta të paprekura, 0-0.
Përveç rezultatit, ajo që vihej më shumë re në fushë ishin vijëzimet në stadiumin e Burrelit.Në stadium mungonin vijat e bardha dhe ato janë zëvendësuar me një vijëzim amatoresk të formuar nga tallashi.
Përveç materialit me të cilin janë bërë këto vijëzime, dukeshin qartë edhe pasaktësia e tyre, sepse në disa vende vijëzimi ishte bërë shtrembër.
Është absurde që në një ndeshje të Kategorisë së Parë të pranohet zhvillimi i takimit në një fushë të tillë. Vijëzim më të mirë gjen edhe në kategoritë më të ulta të futbollit tonë.
Gjithsesi, arbitri dhe vëzhguesit e ndeshjes nuk e kanë parë këtë gjë si një problem dhe kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes.