Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rrallë/ Prej 15 vitesh jeton në Tiranë, francezi që braktisi Francën për Shqipërinë

2018/03/25 at 11:18 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
E rrallë/ Prej 15 vitesh jeton në Tiranë, francezi që braktisi Francën për Shqipërinë

Erve Luazole (Herve Loiselet) është një shtetas francez që jeton e punon në Shqipëri. Kur ishte student në vitin 1987 dëgjon në një radio një lloj propagande në frengjisht, anglisht e italisht. Ishte Radio Tirana.

“Ishte shumë e çuditshme dhe mendova: ku është ky vend? Vendosa të shkoja në Ambasadën Shqiptare në Paris të merrja informacion për këtë shtet”, tregon Erve.

U nis i vetëm me tren nga Nisa në Bari dhe nga Bari drejt Durrësit me anije.

“Isha i shokuar nga dy gjëra. Së pari, nga varfëria. Pyesja veten si ka mundësi që janë kaq afër Europës dhe kaq të varfër? Tronditja e dytë kishte të bënte me një ndjesi, se e njihja këtë vend. Më dukej shumë i afërt dhe mendimi i parë ishte se unë duhet të jetoja këtu”, shprehet Erve.

Më pas, shkonte e vinte, ndërsa në vitin 2003 vendosi të shpërngulej nga Franca. Bleu një shtëpi dhe mori me qira një zyrë, ku ushtron profesionin si “interior designer”. Fillimisht, mori leje 5-vjeçare qëndrimi dhe tani ka leje të përhershme.

“E kam në mendje që pse jo një ditë të marr pasaportë shqiptare, por unë nuk flas mirë shqip. Flas si një 5-vjeçar. Kam mësuar me vesh, por kuptoj mirë”, deklaron francezi.

Një francez mund të ketë disa shtetësi, nëse dëshiron. Në Francë, Erve ka prindërit dhe vëllanë. Këtu jeton i vetëm. Por, çfarë u thotë francezëve për shqiptarët kur shkon atje?

“Unë jam një ambasador i vërtetë. Shumë shokë dhe familjarë më vizitojnë në Shqipëri dhe mbeten të habitur. O Zot, sa mirë është këtu! Ata kanë dëgjuar shumë gjëra të këqija për Shqipërinë, por kur je këtu, ti je mirë, pasi natyra është e bukur, njerëzit shumë të këndshëm, kështu që ndihen rehat dhe të sigurtë. Është një vend i përkryer për të jetuar”, thotë Erve.

Një i huaj mund të blejë shtëpi në Shqipëri, por jo tokë bujqësore. I magjepsur nga jugu i Shqipërisë, në vitin 2005, Erve bleu një shtëpi në fshatin Qeparo. Të bësh biznes me shqiptarët është pak orientale, thotë ai.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri jetojnë aktualisht rreth 12 mijë të huaj, të pajisur me leje qëndrimi.

Erve tregon se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo në vendin tonë: “Mund të pish kafe, madje të firmosësh një kontratë në një kafene. Më pëlqen ky stil, pasi në Europë, në Francë, ne e harrojmë këtë mënyrë jetese. Atë mund ta gjejmë këtu, një jetë shumë natyrale.

Nuk më pëlqen fjala “me kismet”. Sepse “me kismet” do të thotë “ndoshta nesër”. Nuk ka “ndoshta”, ka “po” ose “jo”. Është e vështirë për një shqiptar të thotë “jo”.

Nuk më pëlqen edhe zhurma. Zhurmë në rrugë, boritë e makinave… As ata që bërtasin për Jemi ketu per lavatriçe dhe soba”.

Top Channel

Etiketa: 15 vitefrancafrancezijeton ne shqiperi

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Onkologët: Hani këtë ushqim vetëm për 2 ditë! Largon diabetin, vret qelizat kancerogjene dhe ju ndihmon të humbisni peshë

Onkologët: Hani këtë ushqim vetëm për 2 ditë! Largon diabetin, vret qelizat kancerogjene dhe ju ndihmon të humbisni peshë

Video/ Tritoli në ‘Benz’-in e zyrtarit në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Video/ Tritoli në ‘Benz’-in e zyrtarit në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Ka ndërmend të martohet? Ja si përgjigjet Majk

Ka ndërmend të martohet? Ja si përgjigjet Majk

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com