Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovenia, Sllovakia dhe ngatërresa e vazhdueshme mes dy vendeve

2018/03/16 at 8:27 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sllovenia, Sllovakia dhe ngatërresa e vazhdueshme mes dy vendeve

Kryeministri i Sllovenisë njoftoi dorëheqjen e tij këtë javë.

Kryeministri i Sllovakisë njoftoi dorëheqjen e tij këtë javë.

Nëse nuk e keni kuptuar dallimin mes dy deklaratave për herë të parë kur i keni lexuar, nuk jeni të vetëm.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, dha dorëheqjen pas vrasjes së një gazetari që hetoi korrupsionin qeveritar. Udhëheqësi i Sllovenisë, Miro Cerar, dha dorëheqjen pas një vendimi gjyqësor, pasi pengoi një projekt të madh hekurudhor.

Të dy kombet kanë qenë të rrënuara nga paqartësitë e tyre rreth identiteteve, që nga krijimi si shtete të pavarura në fillim të viteve 1990.

Gabimet e himnit

Një kërkim i shpejtë në Google do të zbulojë dhjetëra mesazhe rreth origjinës sllovake të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. Ajo ka lindur në Sevnica, një qytet slloven (ish-gruaja e presidentit, Ivana, ka lindur në Çekosllovaki).

Duket si një mallkim, por flamuri dhe himni i dy kombeve është ngatërruar me njëri-tjetrin, duke u shfaqur në shumë aktivitete.

Vitin e kaluar, në Kampionatin Botëror të Hokejt në Gjermani; sllovakët u zemëruan dhe ndërprenë me fishkëllima ‘himin’ e tyre, pasi ishte ngatërruar nga organizatorët. Më vonë, atyre u tha se himni i tyre nuk do të luhet për shkak të ‘gabimeve teknike’.

Ngatërresa nuk është asgjë e re. George W Bush foli për një takim të mrekullueshëm mes tij dhe ministrit të Jashtëm sllovak, por një takim i tillë nuk ka ndodhur kurrë. Në 2003, kryeministri italian Silvio Berluskoni prezantoi kryeministrin e Sllovakisë në një konferencë shtypi. Ishte Anton Rop – nga Sllovenia.

“Ishte shumë e çuditshme, gazetarëve u kërkuam t’mos e përmendin atë ngatërresë në raportimet e tyre,”- tha më vonë z. Rop.

Është diçka kaq e zakonshme, sa revista New Yorker raportoi një ngjarje të vitit të kaluar, e organizuar nga ambasada e Londrës, me titull: “Dalloni Slloveninë dhe Sllovakinë”.

Çfarë ndodh me emrat?

Të dy vendet kanë emra të ngjashëm, flamuj të ngjashëm dhe një histori të ngjashme.

Flamujt, para së gjithash, janë gati identike – të përbërë nga vija horizontale të kuqe, blu dhe të bardha.

Dallimi kryesor është ‘kreshti’ – i cili është i pozicionuar në të majtë në të dy flamujt.

Ngjashmëritë shtrihen edhe për emrat, për të dy republikat – Sllovakia e quan veten Slovenská republika, ndërsa Sllovenia është Republika Slovenija.

Gjuhët janë edhe më të vështira për t’u dalluar në gjuhët e tyre amtare – një është slovenčina, tjetra slovenščina.

Por, dy vendet nuk janë as fqinjë.

Ata janë të ndarë me njëri-tjetrin nga Austria dhe Hungaria, dhe kanë veçori të dallueshme.

Sllovenia është një vend bregdetar që kufizon Italinë dhe Kroacinë në jug të Evropës.

Sllovakia ka Poloninë dhe Republikën Çeke si fqinjët e saj, ndërsa krenohet me kështjella dhe male si pika turistike.

Të dy vendet janë ish-republika socialiste, të dy kombet shpallën demokracinë dhe qeverisjen moderne në fillim të viteve 1990.

Sllovenia arriti pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991, pa gjakderdhje me ndërmjetësimin e BE-së për realizimin e një marrëveshjeje.

Sllovakia është vend më i madh, ndërsa ka një numër popullsie dy herë më të madhe me 5.5 milionë banorë në dy milionë që ka Sllovenia.

Dikur ishte pjesë e shtetit të Çekosllovakisë.

Në vitin 1992 i ashtuquajturi Divorci Velvet ndau vendin në dy republika, atë çeke dhe sllovake.

Kjo histori ndihmon për të shpjeguar ngjashmërinë e flamujve – të dy vendet përdorin të njëjtat ngjyra si Rusia, por edhe shumë vende të tjera sllave, për shkak të historisë së tyre të përbashkët./PROlajm.al

Etiketa: SllovakiaSllovenia

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Tension në parlamentin e Kosovës, përplasen deputetët e PDK-së e Vetëvendosjes

Tension në parlamentin e Kosovës, përplasen deputetët e PDK-së e Vetëvendosjes

Kaos në Romë, polici qëllon me armë dy gra

Kaos në Romë, polici qëllon me armë dy gra

Një 16 vjeçare e zjarrtë, zbulohet foto e vjetër e Ingrit Gjonit

Një 16 vjeçare e zjarrtë, zbulohet foto e vjetër e Ingrit Gjonit

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com