Një termet i vogël lëkundi sot Librazhdin dhe zonat përreth. Sipas qendres europiane të matjes së termeteve, epiqendra ka qenë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, rrethi i Librazhdit, qarku Elbasan. Termeti me magnitudë 3.2 ka rënë sot në 05:20:47 (me orën lokale ) .Thellësia: 16 km nën tokë. Nuk ka të dhëna për dëme nga ky termet, që konsiderohet i vogël edhe nga qendra e matjes së termeteve.
/Opinion.al