Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ka parashikuar Stephen Hawking për fundin e qytetërimit

2018/03/14 at 9:05 AM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ka parashikuar Stephen Hawking për fundin e qytetërimit

Stephen Hawking i cilësuar si nga një shkenctarët më gjenial të shekullit nuk jeton më. Ai u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Sa ishte gjallë Hawking nuk rreshti kurrë së punuari dhe studiuari edhe pse i paralizuar që në moshën 22 vjeçare. Ai nuk është famshëm vetem për studimin e vrimave të zeza në hapësirë, apo njëjtësive gravitacionale, por edhe për idetë e tij të guximshme për gjërat që mund të shkatërrojnë njerëzimin.


Profesori i universitetit të Cambridge ka treguar gamën e gjerë të rreziqeve me të cilët përballet njerëzimi – duke përfshirë edhe ne vetë.

Ja çfarë thoshte Hawking për fundin e qytetërimit njerëzor.

Inteligjenca Artificiale

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale të plotë mund të sjellë fundin e racës njerëzore”, i tha Hawking BBC-së në dhjetor 2014. Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje për një sistem të ri zanor të inteligjencës artificiale, të cilin por e përdorte sa qe gjallë edhe vetë shkencëtari.

Paralajmërimet e Hawking u bëjnë jehonë atyre të sipërmarrësit miliarder Elon Musk, Drejtor i Përgjithshëm i SpaceX dhe Tesla Motors, i cili e ka quajtur Inteligjencën artificiale si “rrezikun më të madh ekzistencial ndaj njerëzimit”. Në 2015 Hawking, Musk dhe dhjetëra shkencëtarë të tjerë firmosën një letër të hapur ku përshkruanin risqet, si dhe dobitë e Inteligjencës Artificiale. “Për shkak të potencialit të madh që ka Inteligjenca Artificiale, është e rëndësishme të bëjmë kërkime si të përfitojmë prej saj, duke shmangur kurthet e mundshëm”, shkruanin shkencëtarët.

Por shumë shkencëtarë që merren me Inteligjencën Artificiale thonë se njerëzimi është larg krijimit të një IA të fortë. “Jemi dekada larg një teknologjie për të cilën duhet të shqetësohemi”, thotë Demis Hassabis, një studiues i IA në Google DeepMind. Megjithatë “është mirë ta nisim debatin sot”, shtoi ai.

Agresioni i njeriut

Nëse makinat nuk na vrasin, ne mund të vrasim veten. Hawking tashmë besonte se agresioni njerëzor mund ta shkatërrojë qytetërimin. Fizikani po i ofronte një shëtitje nëpër Muzeun Shkencor të Londrës Adeze Uyanvahut, një mësues 24-vjecar nga Kalifornia që kishte fituar një konkurs tek VisitLondon.com. Kur Uyanvah e pyeti se “cilat të meta të njerëzve do të donte të ndryshonte”, Hawkings u përgjigj: “E meta njerëzore që do të doja të korrigjoja është agresioni. Mund të ketë patur avantazhe për mbijetesën në kohët e njerëzve të shpellave, për të siguruar më shumë ushqim, territor apo partnerë me të cilët riprodhoheshin, por sot rrezikon të na shkatërrojë të gjithëve”, tha ai.

Për shembull, një luftë e madhe bërthamore mund t’i japë fund qytetërimit, dhe mund të fshijë racën njerëzore, shtoi Hawking. Kur u pyet se cilën cilësi njerëzore do të donte ta fuqizonte, ai zgjodhi dhembshurinë, “sepse ajo na bashkon në një gjendje paqësore”.

Hawking mendonte se eksplorimi hapësinor do të jetë i rëndësishëm për të siguruar mbijetesën e njerëzimit. “Unë mendoj se e ardhmja afatgjatë e racës njerëzore duhet të jetë hapësira, dhe ajo ofron një garanci jetësore të rëndësishme për mbijetesën tonë në të ardhmen, pasi mund të parandalojë zhdukjen e njerëzimit, përmes kolonizimit të planetëve të tjerë”.

Jeta aliene

Por Hawking ka bërë edhe paralajmërime ogurzinj përpara këtyre të fundit. Në 2010, ai tha se nëse jeta inteligjente aliene ekziston, ajo mund të mos jetë miqësore kundrejt njerëzve. “nëse alienët na vizitojnë, mendoj se rezultati do jetë pak a shumë ashtu si kur Kristofor Kolombi zbriti për herë të parë në Amerikë, që nuk ishte shumë mirë për vendasit”, tha Hawkings.

Qytetërimet e përparuar alienë mund të bëhen nomadë, duke kërkuar të pushtojnë dhe kolonizojnë cdo lloj planeti që mund të arrijnë, tha Hawking. “Nëse është kështu, ka kuptim që ata të shfrytëzojnë cdo planet të ri për materiale, me qëllim që të ndërtojnë më shumë anije hapësinore, e kështu të vazhdojnë aventurat e tyre. Kush e di cilët do të ishin limitet?”

Nga rreziku i Inteligjencës artificiale, tek alienët e përparuar, e deri tek qeniet njerëzore armiqësore, parashikimi që Hawking ofron për njerëzimin duket goxha i zymtë.

Etiketa: fund i qyteterimitparashikimiStephen Hawking


Ju sugjerojmë

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

10 Korrik, 2026 11:14 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
VIDEO/ Drogë nga Shqipëria në Itali, operacion i madh në Bari, 43 të arrestuar

VIDEO/ Drogë nga Shqipëria në Itali, operacion i madh në Bari, 43 të arrestuar

Kile të tepërta nga festat? Ja ku e keni dietën

Bëni këtë veprim kur hani ushqim dhe nuk do keni nevojë për dietë

Ju kujtohet vajza e Sadnës te “Bidaai”? Ja si duket ajo 8 vite më pas

Ju kujtohet vajza e Sadnës te “Bidaai”? Ja si duket ajo 8 vite më pas
















TE FUNDIT

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin...

Lexo më shumë

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
10 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për parandalimin e...

Lexo më shumë

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
10 Korrik, 2026

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
10 Korrik, 2026

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}