Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria shqiptare ndan më pak fonde me të varfërit se mesatarja e BE-së

2018/03/12 at 9:55 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shqiptare ndan më pak fonde me të varfërit se mesatarja e BE-së

Shtresat e brishta të Shqipërisë,  pensionistët,  të varfërit, të papunët dhe invalidët kanë mbështetje të ulët me fonde publike si peshë nga buxheti, në raport me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, edhe pse varfëria është me e thellë dhe përfshinë një numër të madh njerëzish në raport me popullsinë.


Në vitin 2016 Shqipëria akordoi 34 për qind të shpenzimeve totale buxhetore për mbrojtjen  sociale, ku përfshihen kryesisht  pensionet, ndihma ekonomike etj., ndërsa në njëjtin vit në shtetet e BE shpenzimet në këtë zë ishin 41.1 % të totalit.

Të dhënat janë krahasuar nga Monitor duke u bazuar në klasifikimin e shpenzimeve sipas funksioneve të marra nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për Shqipërinë dhe Eurostat për Bashkimin Europian për të njëjtat kategori.

Shtete e Bashkimit Europian janë shtete sociale, të orientuar drejt mbrojtjes së shtetaseve, veçanërisht të grupeve vulnerabil.  Eurostat shpjegon se ky funksion përbëhet nga këto zëra: sëmundjet dhe paaftësitë; shpenzimet për moshën e tretë; shpenzimet për familjet dhe fëmijët; shpenzimet për papunësinë; etj.

Krahasuar me funksionet e tjera të shpenzimeve qeveritare, për sa i përket “Mbrojtjes Sociale” kemi diferencën më të madhe me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa shpenzon më pak për shtresat e varfëra, qeveria shqiptare është dhe më pak eficiente në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e saj.

Në vend të dytë për sa i përket peshës ndaj totali të shpenzimeve qeveritare janë “Shërbimet e Përgjithshme Publike”. Ky funksionin zë 21% të totalit të shpenzimeve në Shqipëri dhe 12.9% të totalit të shpenzimeve të përgjithshme në Bashkimin Europian.

E ndërsa ne shpenzojmë më shumë burime në krahasim me BE-në për ‘Shpenzime të përgjithshme publike”; Strehim dhe komoditete e komunitetit”; “Rend dhe Siguri Publike” dhe “Arsim”, Bashkimi Europian shpenzon për “Mbrojtje Sociale”, “Shëndetësi” dhe “Çështje Ekonomike”.

Për arsimin, pesha ndaj totalit të shpenzimeve qeveritare në Shqipëri ishte 11% ndërsa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 10.2%.

Për “Shëndetësinë”, diferenca me Bashkimin Europian është më e madhe. Mesatarja e shpenzimeve për shëndetësinë në BE është 15.3% e totalit, ndërsa në Shqipëri vetëm 10% e totalit të shpenzimeve qeveritare shkojnë për shëndetësinë.

Një funksion tjetër me diferencë është Rendi dhe Siguria Publike. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian për këtë funksion është 3.7% e totalit të shpenzimeve qeveritare, ndërsa në Shqipëri ky funksion sipas të dhënave të marra nga MFE zinte 6% të totalit të shpenzimeve qeveritare.

Shënim: Shpenzimet funksionale të qeverisë janë sipas klasifikimit COFOG (Classification of the Functions of Government). Prej vitit 2007 ky klasifikim është në 10 grupe shpenzimesh funksionale./Monitor

Etiketa: fondeqeverishqiptare


Ju sugjerojmë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Para
Njihuni me policen më seksi në rrugët e Tiranës

Njihuni me policen më seksi në rrugët e Tiranës

Ja cilat jane qytetet më të pasura në vend: Sa para kanë shqiptarët nëpër banka

U kap me 250 mijë euro, izraeliti: Erdha të bëj biznes në Shqipëri

Drogë nga Shqipëria, bllokohet makina në Selanik me 113 kg hashash

Drogë nga Shqipëria, bllokohet makina në Selanik me 113 kg hashash
















TE FUNDIT

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com