Donald Trump, dhe e gjithë Shtëpia e bardhë janë angazhuar në lëshimin e një urdhëri i cili detyron pornostaren Stormy Daniels të flasë për marrëdhënin intime me presidentin e SHBA-ve. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Trump dhe avokati i tij kanë nisur një sërë procedurash kundër Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.
Nga ana tjetër avokati i pornostares ka akuzuar Trump dhe avokatin e tij për ushtrim presioni për heshtjen e saj. Ai gjithashtu shton se Trump dhe avokati Cohen në mënyrë agresive kanë insistuar në heshtjen e Daniels, për të ndaluar atë të thotë të vërtetën në mënyrë që Trump të fitonte zgjedhjet. Një javë përpara zgjedhjeve, Clifford dhe Cohen nënshkruan një kontratë ku ai i paguante asaj 130.000 dollarë, për heshtje. Tashmë ajo pretendon se marrëveshja është e pavlefshme pasi Trump nuk e ka firmosur atë.
Pornostarja e njohur prej disa kohësh dëshiron të hedh poshtë marrëveshjen, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë të gjithë të vërtetën, mirëpo ka hasur kundërshtin e plotë të presidentit Donald Trump. /Opinion.al