Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrënqethëse/ Letra nga burgu i Burrelit: Kur isha me temperaturë 40, kapter Asllani më futi në qeli të zhveshur në -8 gradë

2018/03/04 at 7:38 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrënqethëse/ Letra nga burgu i Burrelit: Kur isha me temperaturë 40, kapter Asllani më futi në qeli të zhveshur në -8 gradë

Studiuesi Kastriot Dervishi publikon dëshmi nga keqtrajtimet dhe vdekjet në burgun e Burrelit.


Burgu i Burrelit, i njohur fillimisht si Burgu nr.3 dhe më pas si Reparti nr.321, përmblidhte të burgosurit më të rrezikshëm për regjimin komunist. Në rast se Shqipëria pushtohej prej ndonjë shteti, të gjithë të burgosurit e Burrelit ekzekutoheshin.

Muharrem Avdulla Xhakoni, i vitlindjes 1924, u arrestua në vitin 1955 dhe u dënua me 12 vjet heqje lirie për tendencë arratisje, megjithëse ishte në Sukth kur u arrestua.

Ishte një nga të dënuarit e këtij burgu. Më 20 shkurt 1963 ai dërgon një letër në të cilën bën të njohura torturat dhe vdekjet në Burgun e Burrelit.

Ekstrakt nga letra

Këtë ankesë po e ngre kundra ndihmësmjekut kapter Kamberit dhe kapter Asllanit, të dy efektivë të këtij reparti.

-Kur isha me temperaturë 40 nga gripi aziatik, kapter Asllani më ngriti nga dysheku, me futi në qeli, më zhveshi, më zbathi kur çimentoja ishte e lagur dhe temperatura e të ftohtit ishte 8 gradë nën zero. Mbas 8 orëve, në atë gjendje, më ngriu gjaku, u paralizova dhe humba ndjenjat. Kur erdha në vete, pashë se ndodhesha në dhomë. U ktheva në jetë nga masazhet e shokëve dhe borseta me ujë të ngrohtë.

-Herën e fundit, më ngre në mesnatë nga dysheku, më futi në qeli e pastaj së bashku me ndihmësmjekun Kamber, më zhveshin, më zbathin, më lidhin me hekura dhe kur duart m’u mpinë, kur duart u nxinë, atëherë m’i tërhoqën, m’i tundën në formë torture.

-Kapter Asllani më nxjerr në oborrin e burgut me imponim kur bien shira të rënda. Pleq, të sëmurë dhe të vobektë që janë të zbathur e me lecka, lagen në shi, pa pas zjarr, ndërresa dhe soba me u terë.

-Kur ecim, kërkohet një heshtje absolute. Po të thuash fjalën mirëmëngjesi, kapter Asllani të fut në qeli me gjithë pasojat e tjera, sikur të ishim hije të vdekura e jo qenie njerëzore të gjalla.

-Po të bësh 5 minuta gjimnastikë në vendin tënd, të fusin në qeli, të zbathur e të zhveshur. Kjo gjë na dëmton të gjithëve, sidomos ata që vuajnë nga reumatizma dhe paraliza të ndryshme.

-Ky kapter ka dhënë urdhër të prerë mos me la kokën, qafën, veshët dhe mos me përdor sapun në mëngjes. Viktimat e këtij urdhri janë me duzina të burgosur. Patër Donat Kurti, pse lau pak kokën, u dënua në birucë. Mori një ftohje në veshkë, si efekt i tre ditëve në qeli pa tesha. Ka tre muaj që bën kura, i shtruar në infermierinë e burgut.

-Kur hapen dyert me dalë në oborr, duhet të ecim me vrap, në formë krosi popullor. Në korridoret e ngushta këputen rripat e nallaneve, të sëmurët pleq rrëzohen. Të pasmit hipin sipër atyre që janë më përpara dhe përsëri dëgjohet e fuqishme komanda e rojës që thotë: vrap, vrap, vrap. Pra kolona tundet përsëri dhe ata që mbesin në bisht futen të gjithë në birucë.

-S’ka ditë që kur ka shërbimin kapter Asllani të mos zhvishen, zbathen e futen ndër birucat e lagura e gjithnjë pa tesha fjetje, 4-5 të burgosur.

-Me qenë se komanda e ka emëruar si kujdestar të rojeve të tjera, (kapter Asllani) i ka urdhëruar edhe ato të veprojnë si ai. Dënimet e tij, megjithëse të papërfshira në rregullore, të shumtat e rasteve i kalojnë 10-15-30 ditë, pa tesha fjetje, zhveshur, zbathur ndër birucat e lagura. 95% e dënimeve, janë arbitrare.

-Dënimi ynë në biruca që lagen me ujë shiu gjithë dimrit, të zhveshur, të zbathur e pa te sha fjetje, po na shkakton vazhdimisht sëmundje: gastrit, ulçer, interkolit, hemorroide, reumatizëm, paraliza të ndryshme dhe të gjitha sëmundjen e tjera tuberkulare… Dënime të tilla na kanë çuar dhe po na çojnë në një vdekje që vjen në forma graduale. Ato trupa që me rezistencën e tyre natyrale e durojnë, mbeten invalidë për jetë.

 



Ju sugjerojmë

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Para
Fruti ekzotik me shijen e mishit. A do ta provonit?

Fruti ekzotik me shijen e mishit. A do ta provonit?

Pikëllim për largimin e parakohshëm të Davide Astori/ Tomoviç: Do shihemi sërish dhe do marrim nga një gotë verë

Pikëllim për largimin e parakohshëm të Davide Astori/ Tomoviç: Do shihemi sërish dhe do marrim nga një gotë verë

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
28 Shtator, 2025

Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus,...

Lexo më shumë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
28 Shtator, 2025

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi la reaguar për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi...

Lexo më shumë

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
28 Shtator, 2025

Pas takimeve të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA), këtë diel PD është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com